Shkurtimet e personelit mjeksor, Vasili: Këmbëngulje kryeneçe

    376
    Debate të forta po zhvillohen sot në Komisionin e Shëndetësisë mes përfaqësuesëve të partive politike lidhur me shkurtimi i personelit në sistemin e shëndetësisë. Deputeti i LSI Petrit Vasili u shpreh kundër këtyre shkurtimeve duke i quajtur ato këmbëngulje kryeneçe
    “Në të gjitha rastet e historive ku administrata ka pasur nevojë shëndetësia nuk është shkurtuar pasi ka qënë gjithmonë me një personel që i përdorur mirë ka qënë nën nivelin e kërkuar. Shkurtimet që kanë ndodhur kanë qënë traumatike sa herë që kanë ndodhur”, tha Vasili.
    Kryetarja Vokshi akuzoi ministrin se po hedh në rrugë 600 familje, me shkurtimet e vendeve të punës, ndërsa e akuzoi për shpërdorim fondesh. 
    Deputetja vokshi tha se ministri po shkel ligjin për të marrë tendera, duke e akuzuar për ndërtimin e një shtëpie për Beqajn në Peruxhia të Italisë. Këto akuza sollën debate mes të majtëve dhe të djathtëve në komision, të cilës i kërkuan zonjës Vokshi që këto akuza t’i çojë në Prokurori.
    Më herët ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se bëhet fjalë për shkurtimin e plot 338 vendeve të punës në shërbimin spitalor në rang vendi. Por deputeti i LSI-së Petrit Vasili tha se shëndetësia është sektori më i gabuar për të bërë shkurtime. 
    Sigal