Shkolla kthehet në lokal, ku zhvillohen ceremonitë mortore dhe dasmat

639
Sigal

Skandali në shkollën e mesme në Gjergjovinë të Gramshit. Sa herë ka “sebepe” shkurtohen orët duke lënë nxënësit pa mësim

Në shkollën e mesme të Bashkuar në Gjergjovinë të Gramshit, shkurtohen orët e mësimit sa herë ka ceremoni mortore ose dasma në fshat. Drekat dhe darkat shtrohet në ambientet e brendshme të shkollës duke iu mohuar mësimin nxënësve. Drejtoresha e shkollës urdhëron shkurtimin e orëve të mësimit, duke i kthyer ambientet e shkollës në lokal për zhvillimin e ceremonive mortore dhe dasmave. Gjithçka ka ndodhur me iniciativën e saj, duke mos marrë leje as në Zyrën Arsimore Gramsh. Pas denoncimit të faktit Zyra Arsimore Gramsh, ngre menjëherë komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës. “Fiks Fare”, solli pamje nga ceremonia e fundit mortore që ishte zhvilluar në korridorin e katit të parë të kësaj shkolle, në dt 29 janar 2019. Nxënësit e shkollës së Mesme të Bashkuar, treguan se ditën e zhvillimit të ceremonisë mortore të njërit prej banorëve të zonës, ishin shkurtuar orët e mësimit për t’u zhvilluar në ambientet e shkollës dreka e vakisë. Këtë vendim e kishte marrë drejtoresha e shkollës, për të kryer më pas edhe ritet mortore. Gjithashtu, banorët e fshatit Gjergjovinë treguan se “jo vetëm para një jave, por në shumicën e rasteve ceremonitë mortore dhe dasmat zhvillohen në ambientet shkollës.

Kjo është një traditë e hershme e fshatit”. Drejtoresha e shkollës në ballafaqimin me gazetarët pranoi se ka dhënë leje për këtë ceremoni, po ashtu ajo thotë se e di që është shkelje. “Është traditë prej kohësh që në këtë shkollë bëhen ceremoni të tilla, unë dhashë leje, e di që bëra shkelje, por përgjegjësi i ZA më tha që të vendos unë, pasi e mora në telefon dhe e pyeta” u shpreh drejtoresha e shkollës. Të kundërtën tha përgjegjësi i Zyrës Arsimore Gramsh, duke mohuar fjalët e drejtoreshës së shkollës. “Nuk i kam dhënë leje, i kam thënë është e ndaluar, kjo që ka bërë është shkelje e rëndë. Është skandal” thotë përgjegjësi i ZA Gramsh. Ndërkohë ai tha se do ngrihet menjëherë një komision vlerësimi për drejtoreshën dhe do të nisë marrja e masave administrative.

Bisedat me nxënësit, banorët dhe drejtoreshën e shkollës

Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e ka bërë?

Nxënësja: Po

Fiksi: E bëtë pushim atë ditë moj?

Nxënësja: Bëmë pak mësim dhe ikëm.

Fiksi: Më falni ky që ka vdekur para 1 jave, që e ka bërë ceremoninë tek shkolla, ku e ka shtëpinë si vend? Se më thanë diku këtu prandaj.

Nxënësi: Tek ajo shpija e vjetër atje.

Fiksi: Sepse ka bërë ceremoninë, a e ka bërë tek shkolla?

Nxënësi: Po e kuptova.

Fiksi: Ju e keni bërë pushim atë ditë apo mësim?

Nxënësi: Jo deri në orën 12 kemi pasur mësim.

Fiksi: Pastaj e bënë aty ceremoninë mortore?

Nxënësi: Po

Fiksi: Sollën arkivolin atje?

Nxënësi: Jo jo, vetëm për njerëzit që hëngrën drekën.

Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e bëri?

Nxënësja : Po, drekën,

Fiksi: Drekën. Shkurtuat orët apo si e bëtë?

Nxënësja 1: I shkurtuam.

Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e kanë bërë?

Banor: Po kështu e bëjnë të gjithë ata.

Fiksi: Në shkollë ë?

Banor: Atje në korridor.

Fiksi: Ku e ka bërë ceremoninë mortore tek shkolla?

Banorja: Tek shkolla bënë adetin ata, adetin e asaj, drekën. Drekën hëngrëm tek shkolla.

Fiksi: Shumë mirë që ju lënë. E bëjnë vazhdimisht këtë ceremoninë mortore aty?

Banorja: Jo, jo vazhdimisht janë ca raste.

Fiksi: Po tek shkolla kanë bërë ceremoninë mortore?

Banori 1: Po

Fiksi: Shyqyr që ju kanë lënë të paktën.

Banori 1: Po shyqyr dhe na kanë zgjidh hall. Edhe për të mirë po të kesh rast.

Fiksi: Dasma bëhen këtu?

Banori 1: Po, po të bësh, bën. Bëjnë, bëjnë.

Fiksi: Po flas kanë bërë dhe këtu.

Banori 1: Kanë bërë, kanë bërë.

Fiksi: Më thanë e kanë bërë ceremoninë mortore tek shkolla, më thanë.

Banori 2: Po, po

Fiksi: Sa mirë që ju lënë.

Banori 2: E?

Fiksi: Sa mirë që ju lënë se në Tiranë nuk të lë njeri të bësh në shkollë.

Banori 2: Epo morëm në telefon, qysh tha ai i morëm masat përpara. Ku të vije? Të vije në Gramsh? Nuk ta leverdisin vetëm autobusët?

Fiksi: Po mirë që ju lënë t’i bëni të paktën.

Banori 2: Jo jo jo kështu i kemi pasur edhe më përpara.

Fiksi: Janë bërë vazhdimisht tek shkolla?

Banori 2: Po, po

Fiksi: Po kështu dasma?

Banori 2: Dasmat më përpara atje i bënim, tani i bëjmë në qytet.

Fiksi: Se më thanë e ka bërë tek shkolla ceremoninë mortore

Drejtoresha: Shkolla ishte ditë pushimi atë ditë