Shkencat Sociale nisin mësimin, ja çfarë ka vendosur Filologjiku

625
Sigal

Në Fakultetin e Shkencave Sociale ka rinisur normalisht mësimi këtë të enjte. Gazetarja Auroria Golemi e pozicionuar në hyrje të këtij fakulteti raporton për BalkanWeb se vendimi për të vijuar normalisht mësimin e për të ndërprerë grevën treditore është marrë një ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë.

Golemi raporton se nga ana tjetër në Fakultetin e Histori Filologjisë greva do të vazhdojë deri ditën e premte e më pas do të rinisë mësimi. Por deri në plotësimin e kërkesës kryesore, atë të shfuqizimit të Ligjit të Arsimit të Lartë pedagogët e këtij Fakulteti kanë vendosur të protestojnë një herë në javë duke bojkotuar dhënien e mësimit.