Shifra e frikshme/ Lotaria amerikane, ja sa shqiptarë kanë aplikuar…

1576
Sigal

Shifrat e aplikime për Lotarinë Amerikane të cilat janë bërë publike se fundi tregojnë, se Shqipëria është një ndër vendet  që ka pasur aplikimet më të larta në krahasim me numrin e popullsisë,

Sipas faqes zyrtare të aplikimeve për Lotarinë Amerikane, rezulton së në vitin 2016, kanë qenë 266 mijë njerëz që kanë kërkuar që të shkojnë në Amerikë me këtë mënyrë,

Këto janë shifra të cilat tregojnë një trend të lart në aplikime, pasi tregojnë se  më shumë se  10% e popullsisë ka kërkuar që të largohet nga vendi vetëm në një vit.

Po ashtu ky trend ka vijuar edhe në vitin 2017, ku kanë qenë më shumë 315 mijë që kanë aplikuar.

Ndërsa në vitin e fundit  kjo shifër rritet akoma më shumë, pasi shkon në  më shumë se 367 mijë aplikues, që tregon se trendi është vetëm në rritje.

Image