Shifra alarmante e të sëmurëve mendore

    620
    Lart në kodrat e qytetit të Korçës pranë sanatoriumit prej katër vitesh ndodhet Qendra e të Sëmurëve Mendorë. Para pak ditësh u vetëvra oficeri i policisë në Drejtorinë e Policisë në Korçë, shefi i anti drogës. Në Bilisht vetëvritet një grua, një burrë në Pogradec var veten, këto raste janë brenda pak ditëve. Ndryshe nga vitet e mëparshme kur personat me probleme të shëndetit mendor nguronin t’i drejtoheshin për ndihmë Qendrës Komunitare, e cila merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri, tashmë gjithnjë e më shumë, nga viti në vit, ata po i drejtohen kësaj qendre, pasi po vërejnë se problemet e tyre shëndetësore kanë gjetur përmirësim. Veçanërisht kjo gjë është evidentuar më së mirë nga vetë familjarët e personave me probleme të kësaj natyre. Për këtë arsye tashmë numri i personave me probleme të shëndetit mendor në Qendrën Komunitare të qytetit të Korçës ka arritur në 600 veta. Ne vitin 2009 ka qenë 200 persona, në vitin 2010 ishin 350, në vitin 2011 kjo shifër shkoj në 400 dhe gjatë vitit 2012 ka shkuar në 600 të sëmurë, në vitin 2013 janë 750 të sëmurë, në vitin 2014 janë 800 të sëmurë mendorë, ndërsa në hakun kohor të këtyre 6 muajve të vitit 2015 janë regjistruar 650 të sëmurë mendorë. 
    Vetëm në qarkun e Korçës nga ky kontingjent të sëmurësh janë vetëvrarë 22 persona, ndërkohë gjatë këtyre gjashtë muajve të vitit 2015. Shefi i kësaj qendre mjeku psikiatër Roland Lalaj thotë për gazetën “Telegraf” se shtimi i numrit të personave që tashmë rezultojnë të evidentuar, të regjistruar dhe të kartelizuar, nuk ka ardhur vetëm si rrjedhojë e sensibilizimit nga vetë personat me probleme të shëndetit mendor apo vetëm nga ndërgjegjësimi i të afërmeve të tyre, por në radhë të parë nga vetë puna e realizuar nga drejtuesit e Qendrës Kominitare, ku këta të fundit kanë mundur të evidentojnë këta persona dhe të ofrojnë bashkëpunimin e tyre. Madje është rezultati i kësaj pune që numri i personave me probleme të shëndetit mendor të evidentojë në 600 veta të sëmurë mendorë. Deri më tani, shumë prej tyre nuk e kishin kurajën t’i drejtoheshin kësaj qendre, ndërsa mjaft familjarë e kishin më të lehtë ta fshihnin gjendjen e personit me probleme të shëndetit mendor. Së fundi, fal dhe bashkëpunimit mes Qendrës Komunitare dhe mjekut të familjes, evidentimi i tyre ka qenë më i lehtë. Në këto kushte edhe mjeku i familjes i delegohet Qendrës Komunitare ku puna e tij bëhet dhe më rezultative. Të gjitha këto u bënë të njohura nga burime pranë Qendrës Komunitare të qytetit të Korçës. 
    Rreth shkakut të të sëmurëve mendorë mjekja neurologe Sekine Avdullari në spitalin e Pogradecit na numëron një sërë shkaqesh: Jeta me stres, papunësia, gjendjet depresive, ankthi, janë shkaqet kryesore që çojnë këta të sëmurë mendorë në vetëvrasje. Le të marrim një rast të freskët konkret. Para pak kohesh policia kapi në Përrenjas një nxënës shkolle, maturant 19 vjeçar Xh, A nga fshati Lin i Pogradecit. Nëna e tij Myrveti e dëshpëruar për djalin që hyri në burg për drogë në një moment të tronditjes nervore piu helmin dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve në spitalin e Tiranës ajo ndërroj jetë. Tashmë i shoqi i saj, i është kthyer alkoolit në gjendje depressive, ja si krijohen premisat e kësaj kategorie, thekson neorologja Sekine Avdullari. Por për hir të së vërtetës ka shumë raste me vetëvrasje që policia nuk i evidenton, sa për ilustrim le t’u sjellim dy shembuj të freskët të paevidentuar të ndodhura para pak ditësh: Një nënë e re 18 vjeçare, E. A nga fshati Dunicë në Mokrën e Sipërme me një fëmijë të mitur iI ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive, apo një nënë depressive nga hallet e shumta në mënyrën më makabre, një foshnjë të sapo lindur e ka lënë mbi një varr në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Këto shembuj nuk kanë nevojë për shumë koment.
    Sipas burimeve në fjalë, synimi kryesor i qendrës mbetet trajtimi i specializuar dhe integrimi i tyre në shoqëri, pasi qendra disponon të gjitha mundësitë për një trajtim bashkëkohor, ku nuk mungon as trajtimi nga ana psikologjike. Ndërkohë qendra ofron aktivitet të shumta për ta, të cilat organizohen çdo muaj dhe kjo gjë ndodh jo vetëm në ambientet e Qendrës Komunitare, por edhe në ambiente të tjera jashtë Korçës, si ekskursione në pikat turistike të Dardhës, Voskopojës apo edhe në qytete të tjera. Që të gjitha këto kanë si synim integrimin e tyre në shoqëri. Aktualisht Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor ka gjashtë vite që funksionin në qytetin e Korçës. Madje është puna e drejtuesve të këtij institucioni që po evidenton dhe kartelizon çdo person me probleme të shëndetit mendor. Pra, në këtë qendër, këta persona përveçse trajtohen me medikamente, me mbështetje sociale, në të njëjtën kohë ndihmohen për integrim. Kjo gjë do të bëjë të mundur që gjithë personat me probleme të shëndetit mendor të jenë të evidentuar dhe të kartelizuar. Vetëm pas kësaj do të ketë një numër të saktë mbi personat që përballen me probleme të tilla të shëndetit mendor.
    Sigal