Rrëshqitje masive mbi aksin nacional Lezhë-Rubik

646
Sigal

Qarkullimi në rrugën nacionale Lezhë-Rubik, pranë fshatit Pllanë është me rrezik.

Rrëshqitjet vijojnë prej 10 ditësh, por askush nuk ka marrë masa.

Kalimtarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi thonë se rreziku mbetet i lartë.

Banor: “Është e frikshme sepse mund të bien edhe gurët e tjerë.”

Bashkia Lezhë bën me dije se rruga ku kanë rënë guret është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe si e tillë ky dikaster duhet të kishte marrë masa për largimin e gurëve.

Fenomeni shqetësues i rrëshqitjeve të gurëve mbetet i pranishëm edhe në rrugën e Torovicës ku pak ditë më parë u rrezikua të përsëritej tragjedia e tetorit të vitit të kaluar me tre viktima.