Rikthehet lëvizja normale në Tiranë-Durrës, ARRSH kërkon ndjesë për trafikun

221

Pas më shumë se dy javësh ku punimet në autostradën Tiranë-Durrës kishin shtuar trafikun në hyrje dhe dalje të kryeqytetit, ARRSH njofton se nga mbrëmë lëvizja rikthehet si normalisht. Kjo për shkak se punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar.

Njoftimi:

Sot nga ora 00:00 hapet trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet.
Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar.

Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve.

 I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falenderojmë për mirëkuptimin.