Rikthehen reshjet, Korça nën pushtetin e borës. Si paraqitet situata për në pikat turistike

692
Sigal

Prej mbrëmjes së djeshme në zonat malore të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës, duke shfaqur njëherësh probleme në qarkullimin e automjeteve.

Burime bëjnë me dije se edhe rajoni juglindor është përfshirë nga reshje të dendura bore, ndërsa në pikën turistike të Dardhës bora ka shkuar në trashësinë 60 cm.

Mësohet se akset problematike ku është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve është ai Korçë-Dardhë, Korçë-Qafa e Qarrit, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Pustec, ndërsa akset e tjera janë të kalueshme pa problem. Po ashtu bora vijon të bjerë edhe në qytetin e Korçës, ndërsa të bllokuara akoma janë të bllokuara zona e Lekasit dhe Velçanit.

Ndërkohë në Njësi Administrative në qarkun Gjirokastër të bllokuara nuk ka, me përjashtim të fshatit Golem Nj. Ad. Picar bashkia Gjirokastër ku aktualisht aksi rrugor Rehovë – Golem e bllokuar. Trashësia e dëborës është 50 cm, ndërsa fshati Golem është i bllokuar prej 1 muaji.