Reshje e temperatura të ulëta, si do jetë moti këtë javë

624
Sigal

Me sa duket temperaturat e ulëta, dhe reshjet do të vijojnë edhe kësaj jave. Sipas Meteoalb, ditët e fundit të janarit do vijojnë me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit ndërsa temperaturat do të jenë tipike të dimrit për pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Verilindjen.

Edhe muaji shkurt, do të sjellë prezencë të shpeshtë të reshjeve ndërsa pritet edhe një hyrje e masave ajrore polare nga mesi i shkurtit. Megjithatë, në tërësi muaji shkurt do të sjellë temperatura më të larta se vlerat normale mujore.

Ndërkaq sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, reshje do të ketë në pjesën veriore dhe jugore të vendit.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8/ 13 °C
në vendet e ulëta: 7/ 12 °C
në vendet malore: 0/ 6 °C

ERA
Sot pasdite (e diel dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e hënë dt.28) mesatare deri e fortë, kryesisht në pjesën perëndimore të territorit.