Sigal

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë reagoi pas votimit në parlament të buxhetit 2019 dhe të paketës fiskale ku parashikohet edhe rritja e pagave për disa kategori.

Sipas tyre është e turpshme që u premtua rritje page 20 % dhe ajo do të jetë më pak se 7 %.

“E turpshme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale premtoi kur u shpall buxheti për 2019 se do të kishte rritje page në rreth 20%, ndërsa pak ditë më parë thotë se do të rriten pagat vetëm me 7%, ndërsa mësuesit dhe policët me 14%.

Jo vetëm që mbeten kategoria më e diskriminuar dhe më e pavlerësuar në vend, por deri sa te hyjë në fuqi për zbatim ky ligj do të jetë harruar që u premtua rritje page për këtë kategori.

Mos hesht më…Kërko të drejtën tënde…Kërko të vlerësohesh për atë që jë dhe atë që bën… Infermierët meritojnë rritje page si çdo kategori tjetër… Infermierët meritojnë shpërblim për festat e fundvitit”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë.