Qeveria u zhvat qytetarëve 10 milionë dollarë

    373
    Maxhoranca ditët e fundit të korrikut miratoi në parlament një ligj që do të rishikojë treguesit e qiradhënies të shtëpive dhe mjediseve të tjera që u shërbejnë bizneseve, duke vënë një tavan të ulët, nga ku mund të fillojnë çmimet e qirasë, kjo në varësi të disa faktorëve që ndikojnë në ofertat e çmimit. Ajo që vlen të theksohet, është se shteti nëpërmjet këtij ligji që u miratua, dikton çmimet e qirasë të shtëpive dhe të mjediseve për biznes, duke përcaktuar sa duhet të jetë çmimi fillestar, nga mund të fillojë kontrata. Sipas këtij ligji, nuk mund të jepen me qira, të nëshkruhen kontrata, ku çmimi mund të jetë më i vogël se sa çmimi që përcaktohet në ligj. Kjo do të ketë pasoja, ku së pari, çmimet do të ngrihen, pasi qiratë aktuale janë nën kuotën minimale që përcakton ligji i ri. Së dyti, të gjitha kontratat duhet të ribëhen, gjë që do të thotë se palët duhe të paguajnë edhe shumën që do të paguajnë te noterët. Ndue Pjetra, kryetari i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion të Shqipërisë ka reaguar, duke thënë se qytetarëve nga ky ligj, do t’u zhvaten 10 milionë dollarë.

    Ndue Pjetra: Dhuna e qeverisë mbi kontrata e qirave 
    Dhuna e qeverisë mbi kontratat e qirave të banesave, dyqaneve,objekteve, tokave, etj. Noterët do të majmen me para. Sepse, qeveria shqiptare kërkon të shtojë fitimet e veta, duke thithur pa mëshirë gjakun dhe djersën e pronarëve shqiptarë, në lidhje me procesin e qiradhënies. Kështu në ligjin e ri, për të realizuar taksimin e lartë, shteti ka caktuar një çmim dysheme, për dhënien e objekteve me qira, poshtë të cilit nuk duhet shitur. Pra, qeveria imponon çmimet e qirasë së shtëpive, dyqaneve, tokave, ndërmarrjeve dhe objekteve të ndryshme, duke imponuar shifrat e saj. Në këtë mënyrë, pronarëve shqiptarë dhe poseduesve të objekteve të ndryshme i krijohet një problem i madh, sepse atyre u duhet të paraqiten sërish, te noteri, për të bërë noterizimin e qiradhënies së re. Por noteri kërkon 40 mijë lekë të vjetra, ose 40 $. Kështu që noterët do të bëhen milionerë, nëpërmjet këtij ligji të ri, ndërsa qeveria do të fitojë nga të dy krahët, nëpërmjet taksimeve. Qoftë në drejtim të taksave ndaj pronarëve, por edhe ndaj veprimeve të noterëve. Por në Shqipëri janë afërsisht, 250 mijë kontrata, (sepse në fakt janë më shumë) që duhen ribërë. Të gjitha këto po të shumëzohen me 40 $ e pagesës së noterit, atëherë shifra shkon në 10 milion USD. Këto para shkojnë në xhepat e noterëve, ndërkohë që natyrisht shteti fiton nëpërmjet taksimit. Por fiton edhe nga taksat e personave, që do të nënshkruajnë kontratën e qirasë. Ky është një pazar i turpshëm i qeverisë, sepse rrjep pa asnjë shkak qytetarët dhe personat që kanë ndonjë objekt për ta dhënë, ose për ta marrë me qira. 

    Qeveria nuk merr për bazë as të respektojë Kodin Civil, sepse kontratat janë bërë me kohë dhe paratë janë paguar. Çdo të ndodhë tani me ligjin e ri të qeverisë? Detyrimisht, kontratat do të prishen dhe ato duhet të ribëhen e të rifirmosen sërish, nga noteri. Gjithashtu, çmimi dysheme i vendosur nga shteti, duhet respektuar e kështu shumë kontrata do të prishen fare. Sepse partnerët kanë rënë dakort me çmimete mëparshme dhe jo me çmimet që imponon shteti. Por ligji nuk ka fuqi prapavepruese dhe nëse qeveria kishte planifikuar të nxirrte një ligj të tillë, këtu duheshin përjashtuar rastet e tanishme, në kontratat e firmosura te noteri, duke u lënë pronarëve një afat të caktuar gjer në përfundimin e kontratës, ose deri në një periudhë kohore të përcaktuar për të gjithë. Por qeveria shqiptare në mënyrë arbitrare, i konsideron të pavlefshme të gjitha kontratat, duke urdhëruar ribërjen e tyre. Madje, duke caktuar edhe çmimin dysheme të qirasë, duke mos lejuar pronarët të zbresin më poshtë vlerën e qirasë, pavarësisht, se çfarë thonë pronarët huadhënës dhe huamarrësit. Kështu që pritet një katrahurë e madhe. Por në konfuzionin dhe kaosin e krijuar në Shqipëri, kjo është një pjesë e zakonshme e dhunës shtetërore që kërkon të imponohet për gjithçka dhe në çdo qelizë të jetës shoqërorre, ekonomike e private. Shumë servila na tregojne se shteti duhet te funksionojë, por duhet të kuptojnë se ligjet janë bërë për mos u shkelë nga askush qoftë pushtetarë. Po t’i referohemi këtij ligji në zbatim të tij qytetarët humbin mbi 30 miljon $ dhe sigurish nga këta servila mendohet se rritet gjendja ekonomike”.
    Sigal