Pushime në fund të gushtit? Moti ju sjell “supriza”!

406

Për ata që kanë vendosur të pushojnë në ditët e fundit të gushtit, nuk do të kenë vetëm diell, megjithëse temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë.

Sipas Meteoalb, ditët në vijim do të sjellin një sistem vranësirash, ndërsa më 25 deri më 27 gusht, do të ketë shira të konsiderueshëm në të gjithë vendin.

MeteoalbGjatë gjithë javës, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të shpeshta gjatë pasditeve kur priten edhe shira të përkohshëm kryesisht në Qendër dhe Jug të vendit ndërsa rrebeshe afatshkurtra në ekstremin Verior. Parashikohet që dt. 25 – 27 të sjellin një sistem të organizuar vranësirash, rrjedhimisht edhe shira të konsiderueshëm thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do vijojnë me ndryshime të lehta, ku një rënie e lehtë pritet në temperaturat e mëngjesit ndërsa gjatë mesditës temperaturat variojnë nga 27 – 31°C në zonat malore dhe nga 33 – 36°C në zonat e Ultësirës.