Punësimi në Gjermani / Të rinjtë shqiptarë, të “etur” për t’u larguar me studime dhe punë

120

Në “Ditën e Informacionit”, përfaqësues të institucioneve të ndryshme japin informacion rreth studimit, kërkimit shkencor, bursave, praktikave dhe mundësive të punës në Gjermani dhe Austri. Ky aktiviteti i realizuar në kuadër të tetorit gjerman, ka mbledhur me qindra të rinjtë të cilët janë të etur për të gjetur një mundësi studimi. Edhe pse interes është i lartë për të studiuar jashtë Shqipërisë, ka ende të rinj që duan të rikthen e të punojnë në vendin e tyre. Por nuk mungojnë as të rinjtë që janë në kërkim të një pune e të një jetë më të mirë. Vitet e fundit Gjermania është nja nga shtetet që ka thithur numrin më të lartë të rinjve shqiptar, që janë në kërkim të një jetese më të mirë. Numri i të rinjve që duan të lënë vendin sa vjen dhe rritet, kryesisht në profesionet e infermierisë dhe mamisë. Shoqata e infermierëve ka deklaruar shifra alarmante sa i përket largimit të infermierëve nga Shqipëria. Sipas tyre që në momentin e hapjes së portalit për punësimet nga vendi janë larguar rreth 2500 infermierë, ndërkohë që rreth 2000 të tjerë janë në procesin e përgatitjes për t’u larguar.