Protestë në Fier, banorët bllokojnë punimet për By pass-in

708
Sigal

Bllokohen punimet e By-pass-it të Fierit. Banorë të zonës dhe përfaqësues të firmave nënkontraktore kanë protestuar sërish sot duke kërkuar dëmshpërblimet e tokës se prekur nga ndërtimi.

Fillimisht protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, Fier- Seman, nga ku kanë kërkuar nga qeveria marrjen e masave për zgjidhjen e kësaj situate e cila po zgjat prej kohësh.

Më pas, së bashku ata kanë shkuar në zonën ku aktualisht është duke u punuar nga kontraktorët e ri të këtij by-passi. Me thirrjet “Duam paratë tona”, protestuesit kanë bllokuar për rreth një orë punimet, duke thënë se protesta e tyre nuk është politike.

Fier, By Pass (2)

Në mbështetje të protestuese ka qenë edhe deputeti i partisë demokratike, njëherësh kryetar i PD në Fier Luan Baçi i cili ka theksuar se kjo nuk është një protestë e organizuar nga PD, si përgjigje për kryeministrin Rama.

Banorët, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimi i by-passit kanë protestuar edhe më parë, ndërkohë që për të disatën herë janë rikthyer në protesta edhe firmat nënkontraktore të italianes Serenissima, e cila la në mes punimet, duke u lënë një barrë të konsiderueshme financiare firmave që punuan për të.