Projekti i Unazës/ Bashkia: Prishen edhe dy ndërtime te Astiri

689
Sigal

Puna për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana ka vijuar edhe paraditen e sotme. Kështu deklaron Bashkia e Tiranës, e cila thotë se janë prishur disa ndërtesa të tjera pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe në zonën e Astirit, duke i hapur rrugë ndërtimit të rrugës.

“Si në rastet e tjera, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë gjeti bashkëpunimin e plotë të ndërtuesve të këtyre objekteve pa leje, të cilët kanë bërë në mënyrë vullnetare zhvendosjen e materialeve dhe orendive për të mundësuar më pas prishjen e ndërtimeve.
Objektet e prishura shërbenin kryesisht për qëllime biznesi. Njëra prej tyre, siç shihet edhe nga pamjet, ishte dy katëshe dhe me një sipërfaqe rreth 700 metra katror”, njofton Bashkia.

foto galeri foto galeri foto galeri