Prof.Dr. Alqi NAQELLARI: Dështimi Enver Hoxhës me Titon për unionin doganor, unifikimi i çmimeve dhe shkëmbimi i lekut me dinarin

956

Unioni doganor, unifikimin e çmimeve ,shkwmbimi i Lekut  dhe dinari , izololimi i Shqipërisë nga BS, Komisioni për kordinimin e pllaneve ekonomike

Prof.Dr. Alqi NAQELLARI

Në këtë shkrim do përqëndrohemi kryesisht në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave të viteve të para pas çlirimit. Këto marrëdhënie përbëjnë një mësim të rëndësishëm për raportet me fqinjët tanë. Analiza do jetë në kontekst të kohës pa bërë paralelizma me marrëveshjet e sotme të CEFTA-s apo të Minishengenit. Sotkanë ndryshuar kushtet gjeopolitike, dhe ato të lidhura me sistemin ekonomik. Shqipëria nuk është më një vend socialist me ekonomi drejt centralizimit ekonomik, me fytyrë dhe shpresë nga Lindja, por një vend me ekonomi të decentralizuar, aleate e vlerësueshme e SHBA-ve në Ballkan dhe anëtare e NATOS.            Eksperienca e marrëveshjeve të shqiptarëve me fqinjët ka qënë thuajse gjithnjë me pasojë negative sepse fqinjët tanë kanë pasur synime shoviniste, kanë pasur synime për përvehtësime teritoresh dhe të historisë. Koha ka treguar se ata në përgjithësi kanë dalë të fituar ndërsa ne shqiptarët përgjithësisht të humbur, duke u rrudhur vazhdimisht, kështu humbëm me Esat Pash Toptanin, humbëm me Ahmet Zogun, humbëm me Enver Hoxhën, humbëm me marrëveshjen e detit(pavarësisht se u anullua nga Gjykata Kushtetuese), kemi humbur me koncensione, me PPP-ra etj. E rëndësishme është të mos humbasim më nëse nuk jemi të zotët të fitojmë.Nga ato marrëveshje duhet të nxjerrim disa mësime të rëndësishme, e para, marrëveshjet me fqinjët duhen bërë duke marrë në konsideratë mendimin e të gjithëfaktorit shqiptar në Ballkan, e dyta, duke marrëmendimin e aleatëve strategjik, e treta,duke u konsultuar me faktorët e tjerë politikë dhe grupet e interesit dhe e katërta, këto marrëveshje duhet të bëhen transparente, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen ekonomike dhe politike të vendit. Duke u bërë transparente dhe duke u konsultuar këto marrëveshje do bëhen efektive dhe për to nuk do tëhidhet ndonjë hije dyshimi për raportin e Shqipërisë me vendet e tjera. Për këto probleme kanë shkruar shumë studjues, A.Zoga, Z.Ahmeti, K.Dervishi etj. Do vazhdojnë të shkruajnë edhe të tjerë, por unë do përqëndrohem kryesisht në vlerësimin e marrëveshjeve me jugosllavët pas dështimit të tyre, vlerësime që u bënë nga PKSH-ja në Kongresin e Parë të saj. Për pasojat negative që ato sollën në ekonominë shqiptare.Hijet e Jugosllavisë ekzistojnë por ato nuk do të kthehen më kurrë. “Në festimet e ditëlindjes në Beograd, Joska Broz, që është nipi i Josip Borz Titos dhe kryetari i tanishëm i Partisë Komuniste serbe, thotë se pavarësisht nostalgjisë që shumë persona ndjejnë për shtetin e vjetër të bashkuar, ai nuk mund të rindërtohet më(M.Ristiç, korrik 2013) por: “Nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin. Duhet të mbajmë mend se pa njëri-tjetrin nuk mund të konkurrojmë ekonomikisht me Evropën dhe vetëm të bashkuar mund të konkurrojmë me botën”, tha ai. Shumë interesante thënja e Joshkës “ nuk mund të jetojmë pa njeri tjetrin”, por kjo thënje tij është vetëm nostalgjike sepse koha po tregon se ish Republikat mund të jetojnë edhe pa tutelën e ish Jugosllavisë, këtë e ka treguar edhe raporti eksport-importeve  të Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Malit të Zi apo së fundi Kosovës e cila nëpërmejt vendosjes 100% të taksës ndaj mallrave serbe, radikalizoj marrëdhëniet e saj ekonomike me Serbinë.Pas çlirimit Shqipërisë i duhej të mbështetej në ekonominë e vendeve të mëdha e të zhvilluara.Kjo sepse nga e kaluara trashëgoj një ekonomi me industri të pa zhvilluar dhe një bujqësi primitive. Ajo fillimisht, si vend socialist, u mbështet në vendet e kampit socialist, Jugosllavinë dhe pas prishjes me të te Bashkimi Sovjetik. Pas prishjes me bllokun komunist të lindjes u mbështet te ekonomia Kineze, sot ajo kërkon të integrohet në Bashkimin Europian. Në nëntor 1946 u nënëshkrua Konventa Ekonomike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Titoja shikohej si një mik i madh i Shqipërisë dhe vetë Federata Jugosllave si një fat i madh për Shqipërinë “Ja si ka thënë Koçi Xoxe, në inaugurimin e mbarimit të punimeve të hekurudhës Durrës-Peqin. “Ekzistenca e Jugosllavisë Federative Popullore në kufi është një fat për Shqipërinë, është një siguri e madhe për jetën tonë, për zhvillimin tonë të përgjithshëm. Ndryshe, pa një Jugosllavi të popujve të Jugosllavisë dhe të fortë nga çdo pikëpamje, do të ishte në rrezik qenia e jonë si popull i lirë”.Jugosllavia ishte partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë. Por nëse Shqipëria shikonte te Jugosllavia një vend mik pjesë e unionit socialist, për një ndihmë të sinqertë, vetë Jugosllavia dhe Tito kishin për synim integrimin e ekonomisë shqiptare në ekonominë jugosllave, akaparimin e tregut shqiptar dhe kthimin e Shqipërisë një “kolloni” të Jugosllavisë. Aq shumë u lidhën shqiptarët me jugosllavët saqë edhe gjuha serbokroate si gjuhë zyrtare e RFSJ u bë gjuhë e dytë me detyrim në shkollat e Shqipërisë. (E çuditëshme kjo punë e gjuhëve, se pas serbokroatishtes, lidhja me BRSS bëri si gjuhë të dytë në të gjitha shkollat dhe universitetet tona gjuhën ruse, pas prishjes me rusët kaloj si gjuhë e dytë anglishtja dhe më tej frëngjishtja, rilidhja me Kinën bëri që S.Berisha të kërkonte të fuste gjuhën kineze në shkollë.Nëshkollat turke mësohet turqishtja dhe në shkollat greke greqishtja.Tani shqiptarëve ju ka mbetur të mësojnë gjuhën e tyre shqipen sepse kjo gjuhë që ju ka mbijetuar shekujve po bastardohet çdo ditë e më tepër me përfshirjen e fjalëve të huaja).Tito planifikoj me Gjergj Dimitrovin që të krijonin Federatën Ballkanike të përbërë nga Jugosllavija, Bullgaria dhe Shqipëria.Gjithë vlerësimi i bërë prej Xoxes, Hoxhës, Jakovës, Spahiut, Kristos etj u kthye në të kundërtën, vetëm pas pak kohe, Xoxe u shpall mik i jugosllavëve dhe u pushkatua.po kështu Kristo ndërsa Nako Spiru i cili në çdo kohë ka shprehur dyshime rreth marrëveshjeve me Jugosllavinë vrau veten. E habitëshme se nga 4 anëtarë që kishte Sekretariati i PPSH-së në 1948, 3 prej tyre, Tuk Jakova, Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu, u dënuan, Shehu vrau veten, nga 9 veta të Byrosë politike 5 prej tyre u dënuan, Shehu u vetëvra.Qëndrimi E. Hoxhës. Ja si do shprehej E.H  në K.I të PKSH “ Jugosllavia …kishte qëllim të shfrytëzonte në mënyrë kolloniale dhe në rrugën imperialiste vendin tonë…  Shqipëria nuk duhej të zhvillohej indipendente, po ajo duhej të futej në ekonominë jugosllave”.Sipas jugosllavëve ne duhej të punonim për të gjithë lëndët e para që ata kishin nevojë, këto të eksportoheshin në “metropolin” në Jugosllavi dhe të përpunoheshin atje në fabrikat Jugosllave…. pastaj Jugosllavia do t’i furnizonte “kollonisë së vet Shqipërisë” sendet e manifakturuara me çmime grabitqare, që nga peni deri te gjilpëra…”. Orjenitimi i Jugosllavisëishte  që në vendin tonë të mos zhvillohej asnjëindustri, asnjë proletariat, vendi ynë të mbetej i prapambetur, …i varur tërë jetën nga Jugosllavia, me asnjë perspektivë daljeje, përveç asaj të një pune skllavëronjëse”.. Këto citime nga Raporti E.H tregojnë se jugosllavët i kishin arritur një pjesë të synimeve të tyre nëpërmjet marrëveshjeve të lidhura me palën shqiptare.Jugosllavët kishin fituar,Shqiptarët kishin dështuar.Ata e kthyen kokën nga Rusia e Stalinit.Raporti G.Nushit bën një ekspoze të gjendjes ekonomike të trashëguar nga periudha e Zogut. Ai flet për gjendjen e prapambetur të bujqësisë, për koncensionet e naftës, shoqëritë e përbashkëta shqiptaro-italiane përrolin e Bankës së Shqipërisë nëfrenimin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare, etj… “… Italia fashiste bënte çdo përpjekje ta kthente Shqipërinë në një kolloni të saja”… Raporti midis importeve dhe eksporteve ishte i madh, në vitin 1938 importet ishin 23 milionë Franga ari ndërsa eksportet 9.7 milionëfa. Raporti midis tyre ishte 1:2.37, nga 1:3.9 që ka qënë në 2018. Mallrat që importoheshin dhe eksportoheshin në 1938 thuajse janë edhe sot, kështu eksportoheshin lëndë të pa përpunuara dhe gjysëm të përpunuara në masën 5.4milionë f.a dhe vetëm 4.3 milion f.a. Importoheshin 19 milionë f.a produkte të gatëshme dhe ushqime, vetëm 3.8 lëndë të papërpunuara dhe gjysëm të përpunuara. Raporti midis importeve dhe eksporteve të produkteve të gatëshme ka qënë 1:4.5, thuajse në masën që ka qënë në 2018.Sipas G.N viti 1947 ishte viti i konkretizimit të marrëdhënieve ekonomike me Jugosllavinë, viti ndihmës dhe i zbatimit të Konventës Ekonomike. Ndër marrëveshjet kryesore ishin parifikimi monedhës, unifikimi çmimeve dhe unifikimi doganave.Parifikimi monedhës.Parifikimi monedhës do thotë barazimi i monedhës. Barazimi i frankut dhe lekut shqiptar me dinarin jugosllav. Ekzistenca e frangës ishte pengese në barazimin midis dy monedhave. Kështu në 7.7.1947 me Dekretligjin 445 u hoq nga qarkullimi Franga dhe u bë njësi bazëe monedhës Leku shqiptar.Ky barazim nuk mund të realizohej, sepse duhet të plotësoheshin një sërë kushtesh. Duhej të ishte e barabartë kostoja e jetesës së një familje Jugosllave me nje familje shqiptare, paga e punonjësve duhej të ishte e barabartë në të gjithë sektorët e ekonomisë, niveli çmimeve duhej të ishte i njëjtë në degët e ekonomisë për të gjitha produktet.Të gjitha këto kushte nuk ekzistonin për të barazuar lekun me dinarin.Shprehja e kostos së jetesës së një familje të mesme jugosllave në dinarë u vendos në raport me koston e jetesës në lekë të një familje mesatare në Tiranë.Kështu u përcaktua kursi këmbimit midis dinarit dhe lekut.Vendosja e kursit të këmbimit në këtë formë ishte një risi për kohën sepse kursi këmbimit përcaktohej në raportet e monedhave me arin. Mendoni sot sikur kursi këmbimit të jetë 1/1 euro/lekë çfarë do ndodhi në Shqipëri? Do rritet importi i mallrave dhe do ulej eksporti i tyre duke i sjellë një dëm të madh ekonomisë. Tregu jugosllav ishte disa herë më i madh se ai shqiptar dhe mund ta gllabëronte menjëherë duke i diktuar, pas boshatisjes çmime shumë të larta. Edhe këtu jugosllavët fituan nga kjo marrëveshje me shqiptarët.Unifikimi i çmimeve.Ishte procesi më i vështirë sepse shumë prej mallrave kishin çmime të ulta në Shqipëri dhe të Larta në Jugosllavi, një pjesë tjetër kishin raportin e kundërt.Problem ishte raporti midis frang-dinar dhe dinar- lekë.Raporti midis frangut dhe dinarit ishte 1:12.5 ose 1lekë me 12.5 dinar. Jugosllavët ngulnin këmbë ppër barazim ndërsa pala shqiptare kërkonte qëky kurs të mos ndryshonte. Nëse do barazoheshin atëhere do ulej fuqia blerëse e lekut nga futja e dinarit në Shqipëri. Futja e dinarit do boshatiste tregun shqiptar nga mallrat e konsumit dhe do mbushte kanalet e qarkullimit me dinarë. Kjo ndodhi në fakt sepse u pranua raporti i këmbimit 1 lek1=8 dinar. Mbi bazën e kostos së tyre përcaktuan raportin 1 lek=8 dinarë.  Zbatimi i këtij kursi e zhyti vendin në” një inflacion katastrofal”.Në këtë mënyrë ishte më i lehtë nënështrimi.

Cilat ishin sipas shqiptarëve faktorët që pengonin unifikimin e çmimeve:

  1. Industria shqiptare kishte një përbërje kapitali më të dobëtse industria jugosllave dhe si konsekuencë kostua e prodhimit do të ishte më e lartë në Shqipëri se në Jugosllavi.
  2. Mallrat në industrinë Jugosllave dilnin me çmime më të ulta se në industrinë shqiptare.
  3. Kishte prodhime që për shkak të lëndës së parë me shumicë dhe për traditë të prodhimit në Shqipëri kushtonin më lirë si vaji ullirit, kripa etj.
  4. Kostoja e prodhimeve bujqësore në Shqipëri ishte më e lartë se kostoja e prodhimeve në Jugosllavi për shkak të shkallës së mekanizimit të ulët.
  5. Prodhimet Jugosllave nuk mund të shiteshin me të njëjtin çmim sepse përfshihen shpenzimet e transportit, dhe të eksport importit.

Këta faktorë pengonin unifikimin e çmimeve.Jugosllavët kërkonin që çmimet e larta të subvencionoheshin nga Shteti shqiptar.Në këtë mënyrë nga subvencionimi nuk mund të krijoheshin fonde për akumulim, për pasojë për zhvillimin e mëtejshem të ekonomisë shqiptare. Për aq sa u aplikua kjo marëveshje i solli dëme ekonomisë shquptare në këtë mënyrë edhe me këtë marrëveshje dolën të humbur shqiptarët dhe përfituan jugosllavët.

Unioni doganor.Si e kuptonin shqiptarët unionin doganor?

Unioni doganor sipas Raportit  “kuptohej si një lehtësim” për shkëmbimin e mallrave ndërmjet dy vendeve pa taksë doganore dhe në të vërtetëështë e drejtë që taksa doganore nuk duhet të ekzistojë ndërmjet vendeve, ku tregëtia zhvillohet vetëm nga shtetet dhe ku shkëmbimi bëhet mall me mall dhe çmimet caktohen sipas politikës së qeverisë dhe nevojave të buxhetit shtetëror”. Saldoja mbulohej gjithnjë me mall. Cili ishte qëndrimi i Jugosllavisë ndaj unionit doganor? Jugosllavët mendonin se duke aplikuar unionin doganor do të hapeshin kufijtë. Tregëtarëe ndershëm mund të vinin në Shqipërid he të blenin mall dhe ta shisnin në Jugosllavi duke bërë tregëti të nderëshme.

Leku dhe dinari të shkembeheshin lirshëm në të dyja vendet pa asnjë pengesë. Përse shqiptarët nuk ishin dakort me këtë synim të Jugosllavëve?

  1. a) Jugosllavët kishin racionuar gjithë prodhimet e tyre, për pasojë asgjë nuk mund të bleje në tregun e lirë.

b)Organizimi tregëtisë shqiptare ishte i dobët dhe nuk mund të përfitonte nga asgjë në Jugosllavi.

c)Shqipëria kishte shumë prodhime manifakturore, prodhime bujqësore, lëndë ndërtimi dhe tregun e lirë dhe një ofertë e madhe prej tregëtarëve dhe spekullatorëve jugosllavë do të ngrinte gjithë prodhimet do rriste çmimet dhe do vështirësonte jetën e qytetarëve shqiptarë.

  1. d) Mallrat rezervë që kishte Shqipëria do të shkonin në Jugosllavi dhe në Shqipëri do të mbetej stoku me dinarë.

Duke përfituar nga këto situata tregtëtarët maqedonas, malazes dhe dhjetra kontrabandistë blenë sasi të konsderueshme të mallrave në tregun shqiptar. Nga Shqipëria u blenë edhe mallrat e luksit si bizhuteritë, qilimat, tapetet që ishin në duart e tregëtarëve privatë. Duke parë këtë situatë qeveria shqiptare me një urdhër të brendshëm e kufizoj shkëmbimin e dinarit para se të ndërpriteshin marrëdhëniet me Jugosllavinë.Shqiptarët u akuzuan prej jugosllavëve se shkenën Konventën Ekonomike, pavarësisht pasojave diskriminuese të saj. Edhe me këtë marrëveshje të fituar dolën jugosllavët dhe humbës shqiptarët. Synimi i tyre ishte: që Shqipëria të prodhonte kryesisht lëndë të parë për të përballuar nevojat e industrisë jugosllave. Industria shqiptare nuk duhej të zhvillohej-sipas tyre- sepse nuk ishte nevoja “punonte industria jugosllave për ne”. “Industria e naftës nuk ishte nevoja të ngrihej në Shqipëri, gjoja për arsye strategjike, jo vetëm, po nafta duhej të shkonte të punohej në rafineritë jugosllave dhe të vinte në Shqipëri dhe të shitej me çmime të larta në dëm të popullit dhe të ekonomisë sonë”.

Jugosllavia nëpërmjet koordinimit të planeve kërkonte të arrinte këto synime:

a)Ta nënështronte Shqipërinë dhe ta kthente në një kolloni të sajën dhe të shftytëzonte popullin tonë.

b)Të godiste rëndë zhvillimin e ekonomisë dhe të pengonte ndërtimin e socializmit në vendin tonë.

c)Që me shantazhe dhe me presione të plaçkiste vendin duke na shtrënguar që të forcoheshin sa më shumë eksportet tona qoftë edhe me sakrifica dhe privacione dhe ato të mos jepnin asgjë.

  1. d) Të izolohej Shqipëria nga Bashkimi Sovjetik, nga eksperienca në lëmin ekonomik dhe nga gjithë Republikat e tjera Popullore.

Komisioni për kordinimin e pllaneve ekonomike.Ky komision dështoj plotësisht por cili ishte qëllimi i këtij Komisioni?

a)Të kishte në dorë defacto dhe de jure ekonominë tonë dhe të çdukte indipendencën ekonomike të Shqipërisë. Të mirte në dorë drejtimin ekonomik.

b)Të shkëpuste nga puna organet tona ekonomike dhe pllanifikonjëse duke i futur këto në studime mbi studime në mënyrë që rëdiskretitonte  Qeverinë tonë, të nënvleftësonte kuadrot tona dhe ti quante të paaftë për drejtimin ekonomik të vendit.

c)Nënë formulën e unifikimit të sistemit ekonomik të çdukte çdo formë organizimi të shëndoshë dhe në baza marksiste që kishte hyrë në ekonominë tonë me anë të ndihmës së madhe dhe të paçmueshme të këshilltarëve sovjetikë…

  1. d) Të shkëpuste nga drejtimi i Qeverisë sonë shoqëritë e përbashkëta, ti merrte nën drejtimin e tij direkt dhe Ministritëtona të mos bënin asnjë kontroll mbi sabotimet dhe çrregullimet ekonomike që ekzistonin në këto shoqëri.

Mbi shoqëritë e përbashkëta.Në bashkëpunimin Shqipëri-Jugosllavi vend të rëndësishëm do zinin edhe krijimi i shoqërive të përbashkëta për shfrytëzimin e pasurive minerare, për nxjerrjen dhe përpunimin e tyre. Kjo do bëhej për mungesë të teknikës dhe të specialistëve shqiptarë. Synimi ishte që të zhvillonte industrinë e brendëshme si degë prioritare të ekonomisë. Qeveria shqiptare, në vitin 1947 investoj në shoqëritë e përbashkëta mbi 493.5 milionë lekë, ndërsa pala jugosllave megjithse premtoj 600 milionë nuk investoj asnjë lekë. U investua në shoqëritë e Naftës, Minierave, Hekurudhave, Elektrikut etj. Jugosllavët premtuan se do lëvronin një kredi prej 2 miliardë lekësh, prej së cilës 600 milionë lekë për shoqëritë e përbashkëta shqiptaro-jugosllave. Deri në 31 dhjetor 1947 u realizuan nga kredia 2 miliardë vetëm 889.6 milionë lekë. Shqipëria është një vend konsumator i mbështetur jo në degët primare bujqësi e industri por një vend konsumator që shikon remitancat dhr prurjet nga visitorët e huaj. FMN ka realizuar një analizë për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.Ky raport e rendit Shqipërinë në vendim me vartësi më të madhe të importeve për të përballuar nevojat e saj për konsum. “Në vendet e Ballkanit Perëndimor, struktura e importeve pasqyron gjerësisht një model rritje të bazuar në konsum”.Për këtë FMN rekomandon “Vendeve të Ballkanit Perëndimor do tu duhet të largohen nga modeli i tyre i rritjes, i drejtuar kryesisht nga kërkesa e brendëshme dhe të mbështeten më shumë tek eksportet”.