PROCEDURAT PËR PAJISJEN ME VIZA AMERIKANE

3636
Sigal

Kategoritë e vizave imigruese për Bashkimin Familjar, Pajisja me vizë punësimi dhe Lotaria Amerikane

Ambasada Amerikane: Sa kohë zgjat Periudha e pritjes dhe Procedurat e nevojshme për vizat imigruese F1,F2,F3 dhe F4, Si bëhet aplikimi për viza punësimi dhe përcaktimi i takimeve për intervistë të fituesve të Lotarisë Amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve shqiptarë në lidhje me procedurat e bashkimit familjar, mundësinë e pajisjes me vizë punësimi, si dhe jep sqarime rreth procedurave të nevojshme për fituesit e lotarisë Amerikane. Gazeta “Telegraf” publikon disa pyetje të qytetarëve dhe përgjigjet përkatëse të specialistëve të ambasadës amerikane në Tiranë.

  1. Kategoritë e vizave imigruese

Pyetje: Përshëndetje! Kisha 2 pyetje. Jam aplikant i vizës F4 në shkurt 2006. Mund të di kur është data prioritare e shkurt 2006? Kur është bërë aplikimi kam qenë 16 vjeç. Mund të përfitoj vizë? Theksoj se aplikimin e ka bërë tezja për mamanë së bashku me familjen. Faleminderit!

Ambasada Amerikane Përgjigje: Përshëndetje! Për ju do të aplikohet formula CSPA. Kategoria juaj është F4, dhe për muajin shtator 2018 janë aktuale çështjet/peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 8 Janar 2005. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Tek tabela A. Final Action Dates for Family-sponsored Preference Cases shikoni datën në kolonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” sipas kategorisë së vizës suaj për të mësuar se kur çështja juaj është gati për intervistë. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Tabela e dytë B. Dates for Filing Family-Sponsored Visa Applications tregon se kur NVC ju kontakton që të filloni përgatitjen e dokumentacionit. Gjithë të mirat!

Pyetje: Hi! Sa kohë shkon e gjithë procedura e kategorisë F2a? Faleminderit

Përgjigje: Përshëndetje! Rreth 5-6 vite, por që ndryshon, prandaj monitoroni buletinin e vizave. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kolonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar.

Pyetje: Përshëndetje, jam në pritje të intervistës, ka një vit fiks që ka dalë aprovimi, jam kategoria f1, dhe sa duhet të pres?

Përgjigje: Përshëndetje! Për muajin shtator 2018 janë aktuale çështjet/peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 22 prill 2011. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtuhttps://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kolonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Ditë të mbarë!

Pyetje: Hi! Doja të dija sa mund të zgjasë bashkimi familjar F3? Aplikimi është bërë në datën 9.05.2011.

Përgjigje: Përshëndetje! Kategoria juaj është F3, dhe për muajin shtator 2018 janë aktuale çështjet e dorëzuara përpara datës 1 maj 2006. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë F3 Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kolonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) fillon procedurën e mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm disa muaj përpara se çështja juaj të jetë aktuale, në mënyrë që ju të mos humbisni kohë me këtë procedurë dhe çështja juaj të jetë gati sapo ajo të jetë aktuale. Ditë të mbarë!

Pyetje: Përshëndetje!! Jam aplikant i vizës F4 në janar 2010. Dhe kur është bërë aplikimi kam qenë 20 vjeç. Mund të përfitoj vizë? Statusi është i pamartuar, pasi kjo është e rëndësishme për të përfituar. Faleminderit!

Përgjigje: Përshëndetje! Kategoria e vizës F4 zgjat shume vite. Dhe për muajin shtator 2018 janë aktuale çështjet/peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 8 Janar 2005. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Tek tabela A. Final Action Dates for Family-sponsored Preference Cases shikoni datën në kolonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” sipas kategorisë së vizës suaj për të mësuar se kur çështja juaj është gati për intervistë. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Tabela e dytë B. Dates for Filing Family-Sponsored Visa Applications tregon se kur NVC ju kontakton që të filloni përgatitjen e dokumentacionit. Per ju do te aplikohet formula CSPA. Ditë të mbarë!

Pyetje: Përshëndetje, jam për bashkim familjar me bashkëshortin është hera e dytë që jam futur në intervistë dhe na kanë lenë në proces administrativ. Ka kaluar 60 ditë nga intervista e dytë dhe akoma s’na ka ardhur email. Edhe sa duhet të presim? Faleminderit.

Përgjigje: Përshëndetje! Procesi administrativ kërkon kohë shtesë pas intervistës. Shumica e proceseve administrative zgjidhet brenda 60 ditësh nga dita e intervistës. Gjithsesi, kohёzgjatja varet nga rrethanat individuale tё çdo rasti. Ditë të mbarë!

Pyetje: Përshëndetje, sa vite shkon bashkimi familjar F4? flm

Përgjigje: Përshëndetje! Kategoria e vizes F4 zgjat shume vite. Dhe për muajin shtator 2018 janë aktuale çështjet/peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 8 Janar 2005. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Tek tabela A. Final Action Dates for Family-sponsored Preference Cases shikoni datën në kolonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” sipas kategorisë së vizës suaj për të mësuar se kur cështja juaj është gati për intervistë. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Tabela e dytë B. Dates for Filing Family-Sponsored Visa Applications tregon se kur NVC ju kontakton që të filloni përgatitjen e dokumentacionit. Ditë të mbarë.

  1. Pajisa me viza punësimi

Pyetje: Përshëndetje! Si mund të bëhet një aplikim për vizë pune për në Amerikë?

Ambasada Amerikane Përgjigje: Përshëndetje! Vizat e punës janë të specifikuara: Ju duhet të jeni i kualifikuar për punën; punëdhënësi t’ju bëjë kërkesën për punësim tek Departamenti i Punës e më pas t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar nga USCIS, ai vjen tek Konsullata për shqyrtimin e vizës. Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA. Lexoni këtu: https://al.usembassy.gov/…/non…/punonjesit-e-perkohshem/ dhe këtu: https://al.usembassy.gov/…/employment-based…/. Suksese!

Pyetje: Përshëndetje. Do doja të dija çfarë rruge duhet të ndjek për të marrë një vizë pune si infermiere? Faleminderit!

Përgjigje: Përshëndetje! Vizat e punës janë të specifikuara: ju duhet të jeni i kualifikuar për punën; punëdhënësi t’ju bëjë kërkesën për punësim tek Departamenti i Punës e më pas t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar nga USCIS, ai vjen tek Konsullata për shqyrtimin e vizës. Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA. Lexoni këtu: https://al.usembassy.gov/…/non…/punonjesit-e-perkohshem/ dhe këtu: https://al.usembassy.gov/…/employment-based…/. Suksese!

Pyetje: Përshëndetje Anna doja te dija brenda mundësive çfarë rruge duhet të ndjek për të marrë një vizë emigruese?

Përgjigje: Përshëndetje! Në mënyrë që të emigroni në Shtetet e Bashkuara ju duhet të keni një pjesëtar të familjes që të aplikojë për ju në zyrat e emigracionit në Shtetet e Bashkuara. Ky pjesëtar i familjes mund të jetë një prind, bashkëshorti (ja), fëmija ose vëllai dhe motra dhe duhet të jetë qytetar amerikan me pasaportë ose rezident i përhershëm ligjor me “green card.” Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e internetit: http://www.uscis.gov/. Për më shumë mbi procesin e vizave emigruese lexoni këtu: https://travel.state.gov/…/family-based-immigrant-visas... ose në faqen e Ambasadës tonë, si të filloni procesin, dokumentet e kërkuara etj.: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration/ .
Një mënyrë tjetër për të emigruar në Shtetet e Bashkuara është nëpërmjet punësimit. Akti i Emigracionit dhe Kombësisë (Immigration and Nationality Act – INA) parashikon një minimum vjeçar prej 140,000 vizash punësimi emigracioni, të cilat ndahen në pesë kategori. Për të marrë një vizë punësimi mund të kërkohet një certifikatë pune nga Departamenti Amerikan i Punës, dhe dorëzimin e një peticioni në zyrat e emigracionit në Shtetet e Bashkuara. Nëse një certifikatë pune lëshohet, punëdhënësi i ardhshëm në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojë me formularin I-140, Peticion për Punonjës Emigrimi i Ardhshëm, në zyrat e emigracionit për kategorinë e duhur. Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e internetit: https://travel.state.gov/…/temporary-worker-visas.html.

  1. Lotaria Amerikane

Pyetje: Përshëndetje dhe faleminderit për ndihmën dhe kohën tuaj, do ju isha shumë mirënjohës nëse do më jepni një informacion te sigurt në lidhje me të përzgjedhurit e 2018-s që i kalojnë nr 25750, kanë ndonjë shans të thirren për intervistë apo ka mbaruar gjithçka?! Mendoj se një shtet si SHBA ku të drejtat e njeriut nuk shkelen me këmbë dhe qenia njerëzore trajtohet ashtu siç e meriton, jo të ushqejmë fëmijët se do ikim të jetojmë në një vend më të mirë ku ka shkolla më të mira, kushte më të mira dhe drejtësi dhe jo korrupsion të na japin shansin të jemi fitues të mbahemi peng 1 vit e gjysmë dhe mos të na jepet mundësia as për intervistë? Duke menduar se do më kuptoni shqetësimin që kam, të më sqaroni një herë e mirë që të largojmë këtë ankth që po përjetojmë flm. American dream të jetë për fëmijët tanë, të paktën, se ne u rritëm duke ëndërruar.

Ambasada Amerikane Përgjigje: 50.000 është numri total i vizave të programit të lotarisë, Jo vetëm për Shqipërinë. Ky numër është plotësuar dhe për pak ditë programi i Lotarisë mbyllet. Gjithë të mirat!

Pyetje: Prsh Ana. Jam i përzgjedhur i dv2019, kam plotësuar dhe formularin ds260, doja të dija kur fillojnë datat e intervistave dhe si do të njoftohemi, nëse na caktohet një datë interviste.

Përgjigje: Përshëndetje! Njoftimi për datën e intervistës bëhet duke hyrë ju tek www.dvlottery.state.gov/esc e duke kontrolluar statusin tuaj. Mund t’ju vijë një email njoftues që të hyni në këtë llogari, pasi ka përditësim të statusit, por e mira është ta kontrolloni herë pas here llogarinë tuaj. Caktimi i datës së intervistës varet nga dy faktorë: 1. Numri juaj, sa më i ulët – aq më shpejt intervista, dhe 2. Sa më shpejt të plotësoni DS-260 – aq më shpejt intervista. Ditë të mbarë!

Pyetje: Përshëndetje! Kam 1 pyetje. Neve që na doli lotaria dhe s’na arriti numri vajti në 25775, vlen më?

Përgjigje: Jo. Por mund të aplikoni për DV202 në tetor.

Pyetje: Përshëndetje, jam fitues i lotarisë dv2019, kam marrë dëshmi penaliteti nga një shtet evropian dhe pa patur informacion i kam hapur, dua të di a vlejnë më si dokument për ambasadë? Faleminderit.

Përgjigje: Në përgjithësi po, pasi ato duhet të kenë edhe vulën apostille dhe të përkthehen në Anglisht.