Politikani që na është bërë si “burri nënës”

124
Ismet Varfi, kolonel në pension
“Bir, Selmani nënës, kë të qaj më parë?!”

Nuk jam politikan profesionist, por sigurisht me formimin që kam, si shumë të tjerë, jam në gjendje që të bëj analiza politike për situatën dhe problemet që na shqetësojnë. Për gjendjen social-ekonomike dhe politike që jemi sot dua të theksoj që pozita e sotme ka bërë goxha punë të mira, por që ka edhe shumë për të bërë, madje unë konstatoj ( këtë e them me dhimbje), që kemi një kryeministër që ashtu si nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike që del pothuajse çdo ditë në TV dhe na është bërë “ si burri i nënës”. Më e keqja është se bie pre e provokimeve dhe ngacmimeve të pseudoanalistëve dhe harron që është kryeministër i Shqipërisë dhe, për rrjedhojë bën skena krejtësisht të padenja për një kryeministër, por do të thosha dhe më keq. Kryeministri nuk duhet të merret me gjëra të vogla, apo të behet (specialist) për gjithçka, dhe më keq të bjerë në provokimet e opozitës, e cila si asnjë opozitë tjetër është kthyer në një forum apo organizatë antikombëtare. Kur them që kryeministri të mos merret me gjëra të vogla, dua të theksoj që ai të mos diskutojë sikur flet para një grupi njerëzish sikur është “ brigadier” por të japë mendime dhe ide për çështje që kanë të bëjnë me problemet që shqetësojnë vendin dhe popullin. Sot ka shumë qëndrime dhe veprime që e bëjnë kryeministrin jo vetëm të pabesueshëm por edhe të pa përgjegjshëm. Së pari- kryeministri duhet të mbroje dinjitetin e kombit dhe interesat e vendit të vet. Mirë që Sali Berisha ka dhënë prova të padiskutueshme që ka qenë dhe mbetet “delja e zezë” e këtij vendi qe ka shitur interesat tona kombëtare, por edhe kryeministri Edi Rama mban qëndrime të njëjta me atë për çështjen e detit në marrëveshjen me Qeverinë e Greqisë, dhe veçanërisht për varrezat e ushtarëve grekë në vendin tonë, unë këtë e quaj “ tradhti kombëtare”, çfarë do të ndodhë pas 30 e më shumë vitesh? Jam i bindur që monarko-fashistët greke do kërkojnë të vendosin kufirin shtetëror deri në këto varreza, duke e konsideruar si tokën e tyre. Gjithashtu, lejimi që në tokën tonë të vendosen flamuj greke dhe të bëhen festime e manifestime për ngjarje të Luftës e të historisë së fqinjëve për mua është një qëndrim, jo thjesht provokues, por diçka më shumë. Ju kujtohet të gjithëve që një djalë shqiptar në një ndeshje futbolli pse valëviti flamurin shqiptar, e vranë dhe policia çfarë bëri? Po ne çfarë bëmë? Kur them “Bir Selman i nënës kë të qaj më parë?!” e kam fjalën edhe për opozitën. E them me bindje dhe pa asnjë rezerve, që deri tani opozita vetëm emrin ka opozitë, sepse ajo është kthyer në një organizatë antikombëtare, e cila më shume se kudo, jo vetëm po hedhin baltë ndaj vendit të tyre, por po sabotojnë çdo përpjekje pozitive që bën pozita dhe ndërkombëtaret për të shëruar gjendjen në Shqipëri dhe për çeljen e negociatave me BE. Në vend që opozita të shkoje në Parlament dhe atje të zhvillojë luftën politike dhe të japë alternativa për zhvillimin dhe të mirën e vendit në luftën kundër krimit, kundër korrupsionit ajo merret me sajesa të tipit “BABALE”. Për të argumentuar titullin e këtij shkrimi ka shumë bëma negative si për pozitën dhe për opozitën, por me këtë rast dua të kritikoj edhe Shoqërinë civile, e cila është në “gjumë” . Për çështjet e rëndësishme që prekin interesat e mbrojtjes së vendit, mbrojtjes së identitetit kombëtar, kufijtë tanë të shenjtë duhet që të jetë më aktive dhe po kështu më luftarake të bëhet veprimtarja e veteranëve të LANC-it, ushtarakët e të gjitha kategorive, si dhe për gjithë popullin e rininë tone atdhedashëse, që së bashku me popullin të ngrihemi në mbrojtje të simboleve tona kombëtare.