Plane për fundjavën? Njihuni me parashikimin e sinoptikanëve sipas qarqeve (Harta)

1307
Sigal

Në pjesën më të madhe të vendit tonë mbizotëron mot i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare. Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme pritet të kemi reshje në disa qarqe të vendit të cilat do të intensifikohen.

RESHJET

Sot (e shtunë, dt.2) pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet priten kryesisht gjatë ditës së nesërme (ku përsëri, pjesa e dytë e ditës ka mundësi më të larta për reshje).

Në zona shumё të kufizuara mund të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në zonat kodrinore-malore dhe ato pranë tyre.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 27 °C

në vendet e ulëta: 19 / 30 °C

në vendet malore: 14 / 23 °C

ERA do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë orëve të pasdites.

ZJARRET NË PYJE

Sot (e shtunë, dt.02) pritet rrezik “I MODERUAR” në qarkun Kukës dhe “I ULËT” në qarkun Fier (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rrezik “I ULËT” pritet nё zona shumё tё kufizuara në qarqet Shkodër (Perëndim), Lezhë (Perëndim), Korçë (Lindje) dhe Vlorë (Veri dhe Jug). Pjesa tjetër e territorit nuk ka rrezik. Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatë mesditës së sotme.

34104220_1066185490201963_8951637560640143360_n
34066871_1066185450201967_3040863281091706880_n
34045038_1066185430201969_6996283935982354432_n