Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me barishte në Memaliaj

691
Sigal

Një zjarri ka përshirë një sipërfaqe me kullotë dhe barishte në fshatin Rabie të Njësisë Administrative Luftinjë në bashkinë e Memaliajt.

Flakët e zjarrit janë konstatuar mëngjesin e sotme, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar 6 forca të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Memaliaj si dhe forca të Njësisë Administrative Memaliaj të cilat kanë vënë në kontroll flakët.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme.