Përdorimi i “mërkurit” nga dentistët po helmon pacientët dhe banorët pranë klinikave

105

Ja cilat janë pasojat vdekjeprurëse nga mbushja e dhëmbëve me amalgamë

Kujdesi ndaj shëndetit dentar është një komponent mjaft i rëndësishëm për organizmin e njeriut, ndaj është e rekomandueshme kontrolli i shpeshtë i dhëmbëve tek dentisti. Mirëpo të rëndësishme janë edhe materialet që përdoren nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve. Një komponent që gjen përdorim të gjerë në fushën e stomatologjisë është amalgama dentare, e cila përdoret për mbushjen e dhëmbëve dhe që ka një përmbajtje 54% të mërkurit. Mërkuri ose siç njihet ndrysha është një metal i rëndë, që dihet se është helmues ndaj sistemit nervor njerëzor. Sasia e madhe e mërkurit në trup mund të shkaktojë disa sëmundje, si ato të trurit, zemrës, veshka, mushkëri dhe të dëmtojë sistemin imunitar. Faktikisht në vendet e Bashkimit Europian, apo në shtetet e zhvilluara të Perëndimit, i kanë ndaluar prej shumë vitesh amalgamat dentare duke i cilësuar zyrtarisht si “vdekjeprurëse të ngadalta”. Sipas ekspertëve, mërkuri është helmues, por kjo varet nga doza. Nëse keni 1 dhëmb të mbushur ata thonë se rreziku është shumë i vogël, por nëse keni më shumë se 8 atëherë pasojat mund të jenë serioze. Por si është situata në vendin tonë? Aktualisht në Shqipëri, edhe pse ka pasur paralajmërime për rrezikun e përdorimit në masë të amalgamës, ky produkt vijon të përdoren rëndom nga dentistët duke vënë në rrezik serioz jetën e pacientëve.

Klinikat dentare vënë në rrezik jetën e banorëve pranë

Përdorimi i mërkurit nga dentistët nuk rrezikon helmimin vetëm të pacientëve që mbushin dhëmbët, por është një rrezik serioz dhe për banorët që janë pranë klinikave dentare, dhe në vendin tonë dihet që ky rrezik është tepër i lartë, pasi shumë klinika ndodhen në godinat e apartamenteve të banimit. Rreziku për banorët e pallatave vjen për shkak të derdhjes, së amalgamës që përdoret për mbushjet e dhëmbëve, nga goja e pacientëve nëpër lavamane, që e kalojnë materialin nëpër tubacionet e ujërave dhe që sjell më pas çlirimin e mërkurit në ajër.

Pritet vendimi për ndalimin e përdorimit të mërkurit

Një vendim që është aktualisht në fazë konsultimi pritet të vendosë kufizime lidhur me përdorimin e mërkurit i cili gjen shtrirje në disa sektorë. Një ndër sektorët që pritet të preket nga kufizimet e reja është ajo e shëndetësisë dhe kjo e lidhur me klinikat dentare. Vendimi cakton rregulla të reja për përdorimin e amalgamave dentare që shërbejnë si material mbushës për trajtimin e dhëmbëve. Konkretisht vendimi shprehet se amalgamat dentare do t’i nënshtrohen rregullave të reja të përdorimit apo ndalimit të tyre. Sipas vendimit, nga viti 2021, do lejohet përdorimi i amalgamave dentare vetëm në formën e dozave paraprake të kapsuluara. Në klinikat dentare do të ndalohet përdorimi i mërkurit, në formë “të pa paketuar” ose “të pa inkapsuluar”.