Pensioni për minatorët e nëntokës, emigrantët, mësuesit dhe nënat me shumë fëmijë

    416
    Dokumentet për transferimin e pensionit
    Mbështetur në Rregulloren e Këshillit Administrativ të ISSH-së nr.1, datë 21.10.2008, kërkesa “tip” për transferimin e pensionit bëhet në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore në qytetin ku je transferuar, të cilës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente: Certifikata familjare, fotokopje e kartës së identitetit, fotokopje e kontratës për energjinë elektrike, vërtetim për fëmijët të cilët vazhdojnë shkollën ditën e vërtetim nga zyra e tatim taksave. Mbasi kontrollohet rregullariteti i plotësimit të dokumenteve të mësipërme, Agjencia e Sigurimeve Shoqërore ia dërgon me postë DRSSH-së në rrethin, ku është dosja juaj e pensionit, mbasi nuk lejohet transferimi i dosjes së pensionit, nëse nuk është paguar një muaj pension në territorin e DRSSH-së, e cila ka caktuar pensionin.
    Kompensimi i energjisë për minatorët
    Minatorët që kanë plotësuar kushtet për pension të plotë deri në fund të vitit të kaluar, pensioni do t’i llogaritet sipas neneve 32 dhe 59 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993 dhe marrin mbi pension edhe kompensimet e energjisë elektrike dhe të bukës që kanë qenë në fuqi deri në fund të dhjetorit të vitit 2014. Mbështetur në vendimin e Qeverisë nr.8, datë 14.1.2015, botuar në Fletoren Zyrtare nr.3, “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 Kvvh në muaj”, duhet të paraqiten në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore të plotësojnë deklaratën përkatëse për efekt të kompensimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 648 lekësh në muaj.
    Dokumentet për pension
    Dokumentet për pension janë: libreza e punës, fotokopje e kartës së identitetit, vërtetimi i degës ushtarake për kohën që meshkujt kanë qenë ushtar, fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë ditën dhe certifikatë martese për femrat, certifikatë e gjendjes familjare, vërtetimi i pagës për periudhat 1.1.1994 deri ditën e lënies së punës në vendin tonë, plotësimi i formularit të kërkesës për pension që merret e gatshme te Agjencia e Sigurimeve Shoqërore. Dokumentet e mësipërme mbasi të plotësohen, dorëzohen në Agjencitë e Sigurimeve Shoqërore, ku banojnë të interesuarit në vendin tonë, ose nga të afërmit e tyre (kur i interesuari është emigrant), deri 12 muaj para plotësimit të moshës. 

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal