Pas Dardhës, bora mbulon edhe Thethin

712
Sigal

Pas juglindjes reshjet e para të borës u regjistruan edhe në veri.

Bora e parë ka mbuluar parkun Kombëtar të Thethit.

Pamjet janë magjepëse dhe bora e parë në këto anë është një magnet për turistët e natyrës.

Rrugët janë të hapura, dhe banorët e zonës turistike nuk raportojnë për problematika.

Ndërkohë në juglindje reshjet e shiut po e shkrijnë borën e parë.

Rruga e Dardhës dhe fshatrave të tjerë turistikë raportohet se është e kalueshme pa probleme. Por gjurmët e dëborës janë ende të dukshme edhe në qytetin e Korcës.

Pjesa tjetër e vendit është e përfshirë nga reshjet e shiut të shoqërua me erë të fortë

Për pasojë, puna në portin e Vlorës është pezulluar.

Trageti i Linjës Vlorë-Brindizi qëndron në radhë, dhe parashikohet të mos e kryejë itinerarin pasi deti arrin në 7 ballë.

Në Adriatik, dallgëzimi arrin në 6 ballë dhe për pasojë, tragetet me italianë janë vonuar me dy orë, ndërsa është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit.

Problematika raportohen edhe në sektorin e ngarkim shkarkimit.

Të hënën për shkak të stuhisë u pezullua puna edhe në portin e Sarandës

Ndërkaq në qytete nuk janë konstatuar probleme.