Pandi Prifti/ Solida Dibra, intelektuale me etikë dhe kompetencë profesionale

    713
    E quajnë Solida Dibra dhe është Drejtoresha e Përfitimeve Afatgjata në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Tiranë. E kam takuar për herë të parë. Është me origjinë nga Shkodra dhe me profesion juriste. Një zonjushë simpatike, rreth të 40-ve, flet me një shqipe të pastër, e qetë, e mençur, e zgjuar, shumë e aftë profesionalisht në detyrën e saj, komunikuese dhe me etikë me njerëzit, me një veshje të thjeshtë dhe serioze, e butë, e qetë, të dëgjon me respekt dhe pastaj të jep përgjigje të sakta për hallin që ke. Nuk të jep përgjigje pa pasur përpara legjislacionin, dokumentet dhe dosjet e personave që kanë ardhur në takim, pa u njohur me dokumentet dhe kërkesat e tyre. Ishte ditë e martë dhe Solida ishte ditën e pritjes me popullin. Salla e takimit me popullin ishte e mbushur plot, mund të ishin 20-30 veta, shumica e tyre nga rrethet e largëta si Puka, Dibra, Kukësi, Mati, Korça, Saranda etj. Ata ishin me profesione të ndryshme si: minatorë, ushtarakë, pensionistë, naftëtarë etj. Të gjithë që kishin ardhur kishin një hallin e tyre që nuk ia kishin zgjidhur hallkat përkatëse të sigurimeve në rrethe dhe i kishin “plasur” në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë. Me vete, gjithsecili kishte dhjetëra dokumente, përgjigje pa zgjidhje, flisnin për padrejtësi dhe inkopetencë të zyrtarëve. Unë kisha shkuar për një hallin tim, për një problem të rillogaritjes së pensionit të pleqërisë. Pyes rojen e shërbimit: 
    – Kush është Solida, i thashë. 
    – Ja, më tha, po vazhdon takimin me popullin. 
    U afrova dhe po ndiqja me kujdes ritualin e takimi të Solidës me hallexhinjtë. Po ndiqja veprimet dhe përgjigjet e saj. 
    – Urdhëroni, u thoshte burrave dhe grave, – uluni, pse keni ardhur, si e keni hallin.
    I dëgjonte me kujdes dhe respektonte dokumentet e tyre. Kur shikonte padrejtësi lëvizte kokën, i ndryshonte fytyra, merrte në telefon instancat përkatëse vartëse nga vinin personat, u kërkonte dokumentet, dosje dhe llogari për vonesat e përgjigjeve vartëse të saj në institucion, jepte porosi, i sqaronte me qetësi, dashamirësi, profesionalizëm dhe kompetencë ligjore, i orientonte ku të shkonin, u jepte zgjidhje dhe përshëndetej me shumë përzemërsi me njerëzit dhe ata largoheshin shumë të kënaqur nga pritja dhe zgjidhjet e problemeve dhe nuk largoheshin pa e falënderuar atë: “Jemi shumë të kënaqur. Ta bëftë zoti shëndet! Paç shëndet e jetë të gjatë”, pasi kishin kaq kohë, muaj që vinin vërdallë. Njerëzit largoheshin të kënaqur dhe të bindur për zgjidhjet. Ja ky është modeli pozitiv i marrëdhënieve me publikun, me popullin dhe hallet e tij. Është interesant fakti që për 5-6 orë të takimit, si nuk u nxeh njëherë, si nuk e ngriti zërin, si nuk ofendoi njeri. Po u jepte të drejtë dhe momentalisht nervozohej me hallkat dhe vartësit e saj. Ndërsa hallin tim ma zgjidhi kështu: Më dëgjoi, i paraqita dokumentacionin dhe më tha: Do të vish një ditë tjetër, ku do të flasin si juristi me juristin, por pasi të marr dosjen tuaj e ta studioj dhe më caktoi ditën e takimit. Kisha disa ditë që këtë artikull e kisha bërë gati për botim, kur për koincidencë më datën 2.6.2015, lexova në një të përditshme një intervistë për pensionet e ushtarakëve që binte erë profesionalizëm, saktësi dhe kompetencë profesionale. Për Solidën mund të shkruash më shumë. Solida është titullarja, punonjësja e administratës shtetërore, intelektualja e talentuar dhe model që mund ta marrë shembull kushdo, sidomos drejtuesit. Në fizionominë e saj spikat ndershmëria, mençuria, qytetaria, aftësia e veçantë për t’u dhënë zgjidhje problemeve të popullit. Në fytyrën e dhe fizionominë e saj lexohet karakteri dhe personaliteti i saj. Ajo së pari është njeri që e meriton atë vend titullari, që e mbron me djersë, punë dhe dije. Të faleminderit Solida!
    Sigal