Pamje të rënda/ Gjendet i vrarë në Nartë Pelikani Kaçurrel

1657
Sigal

Pamje të rënda janë publikuar sot nga Laguna e Nartës në Vlorë. Një pelikan kaçurrel, një specie e rrallë në Shqipëri është gjetur i vrarë.

Pjesa më e madhe e këtij shpendi ndodhet në Lagunën e Karavastasë në Divjakë por nuk mungon dhe në lagunën e Nartës. Me sa duket shpendi është vrarë nga gjuetarët që gjuajnë në këtë zonë shpend të egër.

Pelikani i ngordhur është gjetur ditën e sotme nga disa peshkatarë. Ky shpend i rrallë gjatë periudhës së tranzicionit rrezikoi të zhdudej për shkak të gjahtarëve të paligjshëm dhe dëmtuesve të çerdheve të tyre. Por me shpalljen e moratoriumit, Pelikani Kaçurrel ka filluar të shumohet e të kthehet përsëri në origjinë.

Pelikani Kaçurrel rritet e zhvillohet në lagunë dhe nuk shtegton. Ky shpend ka një gjatësi që shkon deri në 1,9 metra nga sqepi deri tek bishti dhe peshon rreth 20 kg, ka ngjyrë të bardhë me pulla gri, ushqehet me peshq e gjallesa të tjera deti. Shumimi natyral i tij është paksa delikat sepse femra ngroh dhe çel vetëm dy vezë duke i depozituar ato në Kënetë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri