Pali Nito: Korpusi i hekurt i Gjirokastrës, krenaria e ushtrisë

263

Ushtria jonë popullore kishte krijuar struktura të fuqishme siç ishin Korpusi i Gjirokastrës dhe Korçës që u bënë garanci për mbrojtjen e kufijve nga monarko-fashistët grekë dhe qarqet ultra ekstremiste.

Korpusi i hekurt i Gjirokastrës, krenaria e ushtrisë sonë popullore!

Pali Nito, Ish-komisar Brigade

Korpusi i dytë gjitharmësh ose siç quhej ndryshe korpusi i hekurt i Gjirokastrës u krijua në vitin 1962 kur u kalua nga struktura organizative e divizioneve në strukturën organizative të korpuseve dhe ishte një nga njësitë e para që u krijua atë ditë me urdhër të komandantit të përgjithshëm shokut Enver Hoxha. Kishte për detyrë që të mbronte një nga drejtimet më të rëndësishme strategjike atë të luginës së Lumit Drino nga sulmet e manorko-fashistëve grekë. Akoma edhe më e rëndësishme bëhej kjo detyrë për korrupsion e Gjirokastrës me ardhjen në pushtet të juntës ushtarake fashiste në Greqi ose siç quhej ndryshe junta e kolonelëve të zinj e që kishin pretendime shoviniste të hapura për Verio-Epirin. Për këtë qëllim komanda e lartë dhe shtatmadhoria greke bënin preson dhe shantazh duke demonstruar dhe provokuar forca të shumta ushtarake dhe teknike luftarake si artileri tokësore, artileri kundërajrore , mjete transporti, tanke dhe avionë përgjatë gjithë vijës kufitare me shtetin tonë. Dhe si kundërpërgjigje edhe ushtria e konkretisht Korpusi i Gjirokastrës dhe Korçës bënë të njëjtin demonstrim forcash e mjetesh ndaj provokatorëve manorko-fashistë grekë dhe qarqeve ultra ekstremist grekë. Korpusi i Gjirokastrës u krijua pesë vjet para se të krijohej kjo situatë e tensionuar politiko-ushtarake midis dy shteteve tona. Korpusi kishte marrë për detyrë që të mbronte brezin: krahu i djathtë fillonte diçka më në perëndim të Qafë-Botës, krahu i majtë Tri-Urat, Leskovik madje akoma disa kilometra majtas qytetit të Leskovikut, ndërsa thellësia e mbrojtjes së korpusit shkonte deri në Kodrat e Ardenicës dhe të Shtyllasit në Fier. Kjo thellësi e madhe operative diktohej nga fakti dhe nevoja, pasi deri atëherë nuk ishte krijuar akoma korpusi i parë bregdetar i Fierit. Në përbërjen e tij organike këmbësoria, brigada, këmbësoria sulmuese, brigadë tankesh, brigadë artilerie, regjimente kundërajrore si dhe disa reparte autonome që vareshin nga komanda e korpusit. Gjithçka si përgatitja luftarake, edukimi ideopolitikë, gatishmëria dhe çdo aktivitet tjetër bëhej me kërkesë dhe disiplinë të hekurt ushtarake dhe jo më kot quhej korpusi i hekurt i Gjirokastrës. E tillë ishte disiplina dhe kërkesa e llogarisë saqë edhe patrulla e organizimit patrullonte nëpër qytet me helmetë në kokë , me kundragaz krahaqafë, madje edhe në të nxehtin përvëlues dhe në acarin e ftohtë që u përvëlohet dhe ua bën akull ballin ushtarakëve të patrullës së garnizonit. Qëllimi ishte që ushtarakët e të gjitha rangjeve çdo veprim luftarak ta konceptonin e përfytyronin si fushë betejë të vërtetë.Kjo sepse manorko-fashistët grekë në krye të së cilës qëndronte junta ushtarake greke kishte rifilluar provokimet me avazin e vjetër pretendues për të ashtuquajturin Verio-Epir. Në kushte dhe rrethana të tilla tensionuese komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në një mbledhje të Frontit Demokratik të Shqipërisë u jep një ultimatum dhe paralajmërim serioz manorko fashistëve duke iu drejtuar atyre me këto fjalë: “Juve jeni si qeni i zgjebosur që pritni t’ju bien kocka nga qielli, ne u paralajmërojmë, uleni bishtin, zjarri që kërkoni të ndizni do t’u djegë ju dhe vatrat tuaja, mos luani me zjarrin, pasi në raste konflikti të armatosur, atëherë kufiri ynë me ju do të jetë Arta dhe Preveza.” Një paralajmërim i tillë i guximshëm e burrëror i tulati grekët e sidomos në kushtet kur korpusi i Gjirokastrës tashmë mbas 5 vitesh prej krijimit të tij e kishte marrë plotësisht fizionominë e njësive të bashkuar luftarake. Madje divizioni famëkeq i Janinës që ishte dislokuar disa dhjetëra kilometra larg kufirit tonë shtetëror dhe përballë korpusit të Gjirokastrës as që pipëtinte fare e jo më të ndërmerrte ndonjë marrëzi aventureske. Respekt dhe mirënjohje të thellë për këto drejtues të talentuar të korpusit të hekurt të Gjirokastrës si dhe për gjithë kuadrot e tjerë të korpusit pararojë që u bë krenaria , nderi dhe lavdia e ushtrisë tonë popullore!