Pa gratë nuk plotësohet ekuacioni gjinor

2924
Sigal

Rajna Kovaçi

 Çfarë i ndalon gratë në rrugën e e ngjitjes së shkallëve të karrierës në mënyrë normale? A kanë nevojë gratë për kuota në vendimmarrje?

Pa gratë formula e suksesit nuk është e plotë. Ka ardhur koha ta thyejmë në mes ‘qelqin’ e trashë. Gratë kanë shumë prirje, të cilat duhet t’i vënë në jetë, jo vetëm për shkak të gjinisë. Madje edhe në biznes! Por në momentin që shkruaj, faktet flasin ndryshe. Fatkeqësisht, me vështirësi çdo anëtar i dhjetë, i këshillit drejtues të shteteve anëtare të BE-së, vetëm 3% e Drejtorëve ekzekutiv janë gra. Përparimi është aq i ngadaltë dhe torturues dhe, nëse vazhdohet me këtë rritëm, do të na duhen të paktën edhe 50 vjet, që të arrijmë barazinë gjinore mes burrave dhe grave, për sa i përket kompanive të biznesit! Si të bëjmë… A duhet të veprohet! Ku janë shembujt pozitivë? Norvegjia ishte e para, që vendosi sistemin e kuotave, mbante 40% të vendeve drejtuese për gratë. Më tej vazhdoi Spanja, Italia, Franca etj. Në këtë kohë politikanët gjermanë janë duke shqyrtuar efektet pozitive nga ndryshimi. Gjithashtu edhe Austria ka vendosur të veprojë konkretisht. Ka aq shumë diskutime dhe argumente për këto kuota të përfolura, të cilat sipas analistëve, shërbejnë si një çekiç dërmues për thyerjen e atij ‘qelqi’ të trashë. Rezultatet janë të dukshme. Në Norvegji numri i grave nëpër bordet mbikëqyrëse është rritur në 42% . Në Spanjë numri i grave pranë bordeve drejtuese ka arritur në 10%. Pra, sistemi i kuotave vepron pozitivisht. Megjithëse ne i konsiderojmë një masë kalimtare, që duhen përdor në raste ekstreme. Pa atë “cekiçin dërmues” do të na duhet më shumë kohë, ndoshta edhe dy etapa. Le të propozojë biznesi zgjidhjen që ka! Euro-komisioni dhe disa qeveri të disa shteteve do të takohen me disa nga drejtorët e kompanive më të mëdha evropiane, që të njihen me idetë e tyre për përfshirjen e më shumë grave në nivelet më të larta të vendimmarrjes. Vetë rregullimi mund të funksionojë, por duhet monitoruar nga afër. Nëse nuk ka progres nuk është inkurajuese, etapa e dytë është e qartë: Evropa do të vendosë kuota të detyrueshme. Për momentin topi është në portën e biznesit. Asnjëherë deri tani nuk ka qenë kaq e dukshme, dhe kudo thuhet se duhet të ketë më shumë shefe-gra! Për momentin, kur buxhetet e shteteve evropiane janë të shfrytëzuara deri në pikën e fundit, ndërsa ekonomia po del nga recesioni, i ashtuquajturi “kapitali njerëzor” ka mundësi që së shpejti të rivendoset aftësia konkurruese në nivel evropian e më pas në nivel global. Një studim i “Goldman Saks” këshillon: zvogëloni dallimet mes grave dhe burrave dhe do të shikoni si menjëherë do të ngrihet produkti bruto i brendshëm i eurozonës deri në 90%! Biznes-argumentet janë gjithashtu shumë të qarta. Një studim tjetër i “Makkinzi” tregon se, fitimi operativ i firmave ku gratë përbëjnë pjesën më të madhe në bordet drejtuese, është me 56% më i lartë krahasuar me ato firma, ku fuqinë dhe drejtimin e kanë burrat. Përveç kësaj nëpër bordet drejtuese me pjesëmarrjen më të madhe të grave, raportohet për rezultate më të mira nga auditi, si në menaxhimin dhe në riskun e kontrollit. Nëse nuk e dini njihuni me faktin që: 80% e blerjeve janë në duart e grave. Këtu nuk bëhet fjalë për bukë e për pluhur rrobash. Thjesht qetësohuni dhe mendoni se kush e zgjodhi herën e fundit në familjen tuaj apo të afërmve tuaj blerjen e kompjuterit, po mobiliet kush i zgjodhi? Etj., etj! Para pak kohësh Kancelarja Merkel e diskutoi futjen e kuotave për rritjen e numrit të grave në drejtimin e biznesit. Ajo theksoi se Evropa ka të drejtë të ketë qëllime ambicioze. Kancelarja theksonte se:”Ne duam që Evropa të dalë në vendin e parë për sa i përket numrit të grave në vendimmarrje. Mos u trembni nga qëllimet tona ambicioze. Duam që nga 2015-a e më vonë, të paktën 30% e anëtarëve të bordeve drejtuese të jenë gra. Duam që kjo shifër të arrije në 40% deri në 2020”… “Në një botë ideale, kompanitë do ta arrijnë vullnetarisht. Megjithatë, ne jemi gati që në vitin 2012. Ne do të ndërhymë e do të ushtrojmë presion në se shohim se ajo është absolutisht e nevojshme. Ka ardhur koha të veprojmë. Duke qenë se jemi në krizë të vazhdueshme dhe jemi përballur e vazhdojmë të përballemi me rrezikun e rritjes së vonuar të gjysmës së popullsisë ku talenti i tyre injorohet pafund. Atëherë, deri kur?” Disa kompani tashmë janë të vetëdijshme se gjinia ka përfitim ekonomik. Të tjera veprojnë më ngadalë. Por era e ndryshimeve gradualisht i zhduk retë e paragjykimit. Tani në krye janë liderët e kompanive të biznesit, të cilët mund ta zhvendosin ‘qelqin’ e trashë, sepse përndryshe do të përdoret goditja e ‘çekiçit’ të ashpër!

Po në Shqipëri cfarë po ndodh

E kam të vështirë që në pak rreshta të them gjithçka për një temë e cila meriton përkushtim të madh, madje nga gjithë shoqëria, dhe jo vetëm me 8 mars, por gjatë gjithë vitit. Në një shoqëri si kjo e jona, e cila ende nuk e ka gjetur ekuilibrin e duhur, të jesh model pozitiv, pra një grua e suksesshme në politikë apo në jetën publike është një sfidë e madhe nuk është aspak e lehtë. Një terren i vështirë që shkel në shumë vise të panjohura, me një politikë konfliktuale aspak të drejtë, ku morali nuk ka ku të qëndrojë, me një sistem ku meritokracia po zhduket e po zëvendësohet e po zverëdhëzohet me servilokracinë, amoralitetin ose quajeni si të doni…. Nuk e di a egziston më përdorimi i fjalës “ e pa moralshme”. Apo tashmë cdo gjë pranohet, “qëllimi justifikon veprimin..? më vjen keq ta them por tashmë e keqja është ulur këmbë kryq …“ Po bëhet përherë më e vështirë për sejcilën që përfaqëson një model të vërtetë, kur do të vijë ajo kohë që një zonjë apo zonjushë të vendosë pa mëdyshje të merret e të angazhohet me politikë e të arrijë ta ushtrojë, të angazhohet.Ne e kemi të qartë se cdo gjë në jetë po ashtu dhe politika ka sfidat ,vështirësitë, por ne duhet ti gjejme mundësite dhe shanset për të kontribuar, për të nxjerrë në pah problemet dhe vështirësitë që kanë në jetë gratë dhe vajzat shqiptare, më mirë se ne kush mund ta bëjë këtë gjë? Ne duhet të kontribuojmë për një Shqipëri më të mirë, për t’u thënë nesër bijave tona, që unë isha aty, në parlament, në ndërmarje, në fabrikë, në universitet nuk u fsheha, fola hapur për problemet e vendit tim nuk u kufizova të flisja vetëm në kafene apo në floktore, nuk u tremba nga të panjohurat, nuk mendova vetëm për familjen time, por, ofrova talentin, sinqeritetin, përkushtimin, këmbënguljen, dëshirën, ndërgjegjen… ngrita zërin dhe thashë të vërtetat, u përballa me burrat por dhe bashkëpunova me ta, bëra të gjitha përpjekjet që Shqipëria e fëmijëve tanë të jetë më e mirë se e jona, që fëmijët tanë mos të largohen nga Shqipria për mos të ardhur më kurrë. Me punën tonë të përmirësojmë jetën dhe të forcojmë ekonomikisht gratë dhe vajzat shqiptare. Të bëjmë të mundur që të rriten politikat e shtetit në dobi të tyre. Të ulet deri në eleminim dhuna dhe vrasjet ndaj grave. Gratë dhe vajzat që kanë poste drejtuese, duhet ta ngrenë më fortë zërin e tyre, mos të mbeten marjoneta apo barbi në duart e shefave të tyre. Në botë ka shumë emra zonjash që kanë inspiruar breza të tërë. Ne gratë që e kemi bërë historinë dhe që vazhdojmë ta bëjmë atë cdo ditë, duhet të bëhemi shembull ku serioziteti, përkushtimi, dashuria për vendin duhet të kthehet në një art i të bërit një politikë kështu do të bëhemi shembull për të gjitha gratë. Sa më shumë bëhen prezente gratë në rolet jo-tradicionale, aq më shume krijojmë impakt, aq më shumë krijimtari, vlera, prakticitet dhe burim i pashtershëm energjie. Megjithatë , pavarësisht arritjes individuale të disa grave në sektorin publik apo privat, egziston një disniveli, i cili është thelluar dhe po thellohet përherë e më shumë si në zonat rurale por edhe në qytete të mëdha. Kjo gjë e bën Shqipërinë një vend që ka akoma shumë punë për t’ju afruar nivelit të barazisë gjinore të respektueshme. Niveli i ulët i jetesës, varfëria ekstreme e bëjnë gruan shqiptare të ketë një varësi të përjetshme ndaj burrit. Pra ne akoma bazën e ushqimit e kemi bukën pa folur për fatkeqësinë e madhe që fëmijët shqiptar kanë arritur të ushqehen njëherë në ditë. Kur do të ndryshojnë kushtet e jetesës? Kur do të zhduket kjo varfëri e tejskajshme që është ulur këmbë kryq dhe shteti akoma nuk gjen dot mundësinë ta largojë njëherë e përgjithmonë?Deri kur do të egzistojë formula e shtetarëve tanë të pa aftë se”Jemi shtet shumë i varfër dhe nuk kemi mjetet e duhura ta rrisim nivelin e jetesës së popullsisë shqiptare”. Imagjinoni sikur ne të ishim katër apo pesë miljon banorë cfarë do të bënim?….Gratë nuk janë, nuk mund të jenë thjesht një numër – sepse ato janë diçka më shumë apo më pak se gjysma e popullsisë. Ne gratë luajmë role kyçe në formësimin e jetës. Shoqëria tradicionale na sheh në rolin e nënës, mësueses, gruas. Por pjesëmarrja dhe kontributi, përherë e më i njohur, shtrihet në të gjitha fushat e jetës. Sa më shumë të bëhen prezente femrat në rolet e ashtuquajtura jo-tradicionale, aq më shume impakte krijohen, aq më shumë krijueshmëri, vlerë, prakticitet dhe energji pozitive. Ne na duhen gra, për të përjetuar transformimin e vërtetë shoqëror, që ende i mungon Shqipërisë. Pjesëmarrja aktive e grave në jetën publike e private të një vendi është sa e drejtë po aq edhe një domosdoshmëri. E drejtë pasi është e shkruar në kushtetutën dhe ligjet e vendit. Domosdoshmëri pasi ti mohosh apo të mos inkurajosh gjysmën e popullsisë të mos vendosë aktivisht në shërbim të saj dhe të shoqërisë kapacitetin e saj të plotë njerëzor si mendor dhe emocional, që ajo mbart përkthehet në një ineficencë ekonomike e rrezikshme. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme në një vend si Shqipëria ku pavarësisht ecurisë së vërejtur gjatë këtyre viteve të tranzicionit, nevoja për një zhvillim të mëtejshëm ekonomik mbetet jetik. Sidoqoftë pavarësisht arritjes individuale të disa grave në sektorin publik dhe privat, disniveli, i cili është thelluar edhe më shumë gjatë këtyre 23 viteve midis zonave rurale, qytetve të vogla dhe qyteteve të mëdha, e bën Shqipërinë një vend që ka akoma shumë punë për t’ju afruar një niveli barazie gjinore të respektueshme.