OTP Bank Albania: Ne jemi gati! Po ju?

2485
Sigal

OTP Bank Albania: Ne jemi gati! Po ju?

U inaugurua dega më të re tek Rruga Ismail Qemali, Zona ish-Bllokut, Tiranë (kryqëzimi me rrugën Vaso Pasha) ku nisi rrugëtimin e vet hapja e degës së Tiranës të OTP BANK  Albania. Le të jetë një fillim të ri i suksesshëm, do të deklaronte në njoftimin e tij mikëpritësi i degës së Tiranës, z. Gani Bendo në një status të tij në rrjetet sociale.

 OTPB Bank Albania: Përurohet dega më e re në Rrugën Ismail Qemali

Ceremonia e inaugurimit në degën e Bllokut shënoi një ditë të veçantë në kalendarin e aktiviteteve të Bankës të cilat do jenë të shumta në këtë kuadër edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Banka OTP Albania përuroi, në dt 23 tetor 2019 degën më të re në Rrugën Ismail Qemali, Zona e ish-Bllokut në Tiranë, pranë kryqëzimit me rrugën Vaso Pasha. Në këtë ceremoni
të veçantë nderuan me pjesëmarrjen e tyre Z. Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, kolegë të Bankës së Shqipërisë
dhe të Shoqatës së Bankave. Dega jonë e re në zemrën e Tiranës u ofron klientëve si mundësinë të shërbehen nga një punonjës banke, ose të përdorin shërbime bankare vetë-shërbimi për t’iu përshtatur nevojave të tyre.

Banka OTP Albania mikpriti Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Z. Péter Szijjártó

Banka OTP Albania mikëpriti në 24 Tetornëpërmjet një vizite të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Z. Péter Szijjártó. Pas prezantimit të mjedisit të degës, shërbimeve që ofrohen, etj, Z. Bledar Shella e prezantoi Z. Szijjártó dhe me ecurinë e bankës, aktivitetin e saj që nga bashkimi me Grupin OTP.
Njëkohësisht presim zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve tona duke qenë se OTP Bank po e zgjeron prezencën e saj në Shqipëri dhe për të cilën natyrisht ajo gëzon mbështetjen e plotë edhe të qeverisë Hungareze.