OBSH: E shumta, një orë në ditë para ekranit për fëmijët nën 5 vjeç

554
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se fëmijët nën pesë vjeç duhet të jenë fizikisht aktivë dhe të flenë mjaftueshëm, për të fituar shprehi të mira gjatë jetës.

Në një udhëzues, OBSh-ja thotë se fëmijët duhet të shmangin kohën para ekranit, duke përfshirë shikimin e televizionit ose videove dhe lojërat kompjuterike.

Sipas CRI, zyrtarja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Juana Willumsen vëren: “Për dyvjeçarët, koha para ekranit duhet të jetë, nëse është e mundur, më pak se një orë, se 60 minuta në ditë. Më mirë edhe më pak.

Për fëmijët pak më të mëdhenj, 3 deri në 4 vjeç, përsëri ne kërkojmë 180 minuta ose tre orë aktivitet fizik gjatë ditës, por prej tyre 60 minuta duhet të jenë gjithashtu aktivitet që duhet të shkojë nga i moderuar në të vrullshëm.

Ndërkohë, për fëmijët më të mëdhenj, 5 vjeçarë, rekomandohet që të kenë 60 minuta aktivitet fizik nga të moderuar në të vrullshëm në ditë. Ky përfshin vrapimin andej-këtej, kërcimin, hedhjen”.