Nxënësit e helmuar në Shkodër, Ministria e Arsimit jep urdhërin: Mos të hapen dyert në orën e pushimit

542
Sigal

Për rritjen e sigurisë në ambientet e shkollave, Ministria ka vendosur urdhër që në orarin e pushimit të madh dyert në shkolla të mos hapen.

Pas helmimit të më shumë se 50 nxënësve në shkollën e Postribës, Ministria e Arsimit ka marrë masa për sigurinë.

Për rritjen e sigurisë në ambientet e shkollave, Ministria ka vendosur urdhër që në orarin e pushimit të madh dyert në shkolla të mos hapen. Rregulli që dyert të mos hapen ka hyrë fuqi në të gjitha shkollat ditën e sotme.

Disa ditë më parë 50 nxënës u shtruan me urgjencë në spitalin e Shkodrës pasi kishin simptoma helmimi nga ushqimi i “Fast-Food”-i pranë shkollës. ISHP-ja dhe policia kanë nisur hetime duke marrë fillimisht në pyetje punonjësit e fast food-it. Ndërsa përgjegjësja e DSHP-së, Dhurata Hysa hodhi hipotezën se helmimi mund të ketë ardhur edhe nga uji duke këshilluar qytetarët të mos e konsumojnë atë.