Nuk ndalen lëkundjet në Shqipëri, ja epiqendra e tërmetit të fundit

173

Kohët e fundit Shqipëria është goditur nga disa lëkundje tërmetesh dhe vijon të jetë një zonë sizmike aktive.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) gjatë mbrëmjes së kaluar është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 2.5 ballë në Elbasan.

Tërmeti është ndjerë në orën 01:33 me epiqendër 6 kilometra nga Elbasani dhe me thellësi 11 kilometra.

Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve të tokës.