Njohja e pensioneve me Kanadanë, ja përfitimet e shqiptarëve

734
Sigal

Njohja e pensioneve me Kanadanë, publikohen detajet për përfituesit

Prej disa muajsh Qeveria shqiptare dhe ajo Kanadeze, firmosën marrëveshjen për njehsimin e viteve të punës mes dy vendeve. Falë këtij bashkëpunimi, priten të përfitojnë rreth 60 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në Kanada. Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, e ka vlerësuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të pensioneve me Kanadanë, si një nga marrëveshjet më bashkëkohore e arritura deri tani. Ambasadori Muça në një interviste në Kanada nga ka bërë me dije detaje në interes të qytetarëve shqiptarë lidhur me përfitimet nga marrëveshja dypalëshe.
Çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë
Objektiv kryesor i kësaj marrëveshjeje është që pensionistët shqiptaro-kanadeze të përfitojnë nga vjetërsia e tyre në punë si dhe nga e drejta për transferimin e kontributeve nga njëri vend te tjetri. “Me përfundimin e të gjitha këtyre procedurave dhe hallkave, ishte e rëndësishme të nënshkruhej sa më parë kjo marrëveshje duke mundësua fillimin e procedurave për ratifikimin e marrëveshjes në parlamentet e dy vendeve. Aktualisht, faza e nënshkrimit i parapriu ratifikimit të marrëveshjes dhe kam kënaqësi t’iu vë në dijeni vendimin e Këshillit të Ministrave të marrë së fundmi për t’i paraqitur kuvendit të Shqipërisë propozimin për ratifikimin e marrëveshjes së fjalë që do të pasohet nga procedurat e duhura dhe po në të njëjtën fazë jemi edhe në Kanada. Bazuar në materialin e eksperteve sipas fushës përkatëse dëshiroj të theksoj se, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është ndihmë për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë vite që kontribuojnë në shtetin Kanadez por edhe kanë vite punë në Shqipëri. Në këtë marrëveshje secili vend do të zbatojë legjislacionin e zbatueshëm të vendit të tij në fushën e mbrojtjes shoqërore dhe përkatësisht në Kanada, sipas aktit të sigurimit për të moshuarit dhe rregulloret e tij si edhe planit kanadez të pensioneve dhe rregulloret e tij. Ndërsa me Shqipërinë, sipas ligjit të Sigurimit Shoqëror të Detyrueshëm, rregulloret dhe rregullat në lidhje me përfitimet e pleqërisë, invaliditetit dhe atyre familjare”-, deklaroi ambasadori, i cili theksoi gjithashtu se, nëse një përfitues e gëzon pensionin në Shqipëri dhe tani jeton në Kanada, atëherë ky përfitim do të dërgohet në Kanada në bazë të kërkesës së tij dhe anasjelltas që çdo përfitim i lindur në Kanada do të dërgohet në Shqipëri. Marrëveshja me shtetin Kanadez është nënshkruar pas gati 8-9 vjet negociata mes qeverive të dy vendeve.

Nëse një përfitues e gëzon pensionin në Shqipëri dhe tani jeton në Kanada, atëherë ky përfitim do të dërgohet në Kanada në bazë të kërkesës së tij dhe anasjelltas që çdo përfitim i lindur në Kanada do të dërgohet në Shqipëri