Nisin protestat edhe në Berat, gjimnazistët mblidhen në qendër

720
Sigal

Ka nisur edhe në Berat protesta e gjimnazistëve, në përkrahje të studentëve. Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara”, zhvilloi mësimin me orë të reduktuara për të shmangur pushimin e madh dhe daljen e nxënësve nga godina.

Një grup nxënësish u mblodhën në qendrën e qytetit, duke dalë në mbrojtje të studentëve në Tiranë dhe në gjithë vendin.

Ata janë shprehur se do të ishin më të shumtë në numër nëse do të lejoheshin të dilnin nga shkolla. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe qytetarë. Nga ana tjetër burime nga kjo shkollë bëjnë me dije se orët janë zhvilluar sot më të shkurtuara për shkak të kushteve të motit dhe temperaturave të ulëta.

foto galeri foto galeri foto galeri