Nis rritja e temperaturave po ikën dielli, si pritet të jetë moti sot

758
Sigal

Pas disa ditëve të ftohta dhe të acarta, kjo javë nis me rritje të temperaturave në të gjithë vendin.

Gjatë ditës së sotme moti pritet që të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje të pakta shiu të pakta përgjatë vijës bregdetare.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të  jetë i forcës 3 me  lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore          -1/9°C
Zonat e  ulëta           6/17°C
Zonat  bregdetare    8/18°C