Nis dhe në qytet, pamje nga flokët e parë të borës në Korçë

835
Sigal

Ashtu siç pritej pas uljes së temperaturave, bora ka nisur edhe në qytetin e Korçës.

Teksa në Dardhë, trashësia arriti në 40 cm, këto ishin flokët e para të dëborës brenda në qytet që duket se po zbardhin rrugët

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Qarkun e Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal ndërsa udhetojnë në akset Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë dhe vazhdojnë punën për kriposjen dhe mbajtjen e rrugës të hapur. Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmerinë e mjeteve por ato duhet të qarkullojnë me zinxhirë.