Nikolla pranon fenomenin e dhunës në shkollë: Plan të përbashkët veprimi

    437
    Nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë organizuan një aktivitet me tematikë dhunën në shkolla dhe familje. Fenomeni shqetësues i dhunës ndaj fëmijëve pranohet edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

    Nikolla: “Në shkollat tona ka dhunë ndaj dhe ne jemi të gjithë bashkë në fakt si qeveri me shumë Ministri në një plan të përbashkët veprimi”. Vetë adoleshentët thonë se dhuna psikologjike është më e përhapur dhe më pak e identifikueshme. Kjo formë duket e përhapur në marrëdhëniet mes nxënësve, por edhe mes tyre dhe mësuesve. Nuk ka statistika për dhunën në shkollë. Rasti i fundit ishte ai i një dite më parë në gjimnazin “Asim Vokshi” në Tropojë, ku dy nxënës të klasës së XII u ndeshën fizikisht deri në përdorimin e armëve të ftohta dhe për pasojë njëri prej tyre u plagos.
    Sigal