Nga sot taksë për Rrugën e Kombit, pagesat për çdo kategori

256

Duke nisur nga sot do të nisë aplikimi i tarifës në autostradën Milot-Morinë. Pavarësisht kundërshtive që hasi ky vendim, ku pati edhe protesta të dhunshme që solli në arrestimin e disa qytetareve, qeveria nuk u tërhoq.

Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada. Siç është bërë e ditur edhe më herët, invalidët e punës dhe shtresat në nevojë do të kenë zero tarifim dhe paketë lehtësuese për banorët e qarkut Kukës dhe çdo kategori tjetër.

Më poshtë po ju paraqesim pagesat për disa kategori
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).

Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.

Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë përfshirë edhe tvsh-në.

Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.

Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguajnë 1490 lekë.

Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë.

Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.

Përdoruesisht e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifiit.

Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje

Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje

Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.