NESËR NIS APLIKIMI PËR LOTARINË AMERIKANE

1013
Sigal

Data 3 tetor shënon edhe periudhën kur hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Duke filluar nga dita e nesërme, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë. Aplikimi për Lotarinë Amerikane është një proces që kryhet online dhe është falas. Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë disa udhëzime për qytetarët e interesuar, në lidhje me procedurën e aplikimit dhe detaje të tjera që kanë të bëjnë me kriteret e aplikimit dhe procesin e përzgjedhjes së fituesve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mundёsojnë viza për një grup “emigrantësh të shumёllojshmërisë”, prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Sh.B.A. Pёr vitin 2020, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë. Regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas. Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshmёrisё në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive të disponueshme për çdo vit.

Kriteret për aplikim

Sipas rregullores së Lotarisë Amerikane ka dy kritere që përcaktojnë qytetarët të cilët mund të aplikojnë për vizën e shumëllojshmërisë. E para ka të bëjë me vendlindjen e personit që aplikon. Për lotarinë mund të aplikojë një person i lindur në një nga vendet e ligjshme që kanë të mundur marrjen e vizave emigruese, ose personat që kanë një bashkëshort nga vendet e ligjshme për aplikim. Kriteri i dytë ka të bëjë me arsimimin ose me përvojën e punës.  Për Lotarinë Amerikane mund të aplikojë një qytetar, i cili ka përfunduar  një arsimim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim i plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm, ose një qytetar që ka dy vjet përvojë pune brenda pesë viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse përvoja e punës kualifikohet për lotarinë, përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2020 duhet të kryhen në mënyrë elektronike në: www.dvlottery.state.gov

Kujdes!

Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesё të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen. Plotësimi i regjistrimit elektronik për Programin e Lotarisë DV-2020. Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë (E-DV Entry Form ose DS5501) online në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov. Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj.

Aplikimi

Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotёsuar regjistrimin tuaj E-DV:

  1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Tek emri i mesit do të klikoni kutinë: “no middle name”.
  2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
  3. 3. Gjininë – mashkull ose femër.
  4. Qytetin e lindjes.
  5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.
  6. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë – Nëse keni lindur në Shqipëri, nuk ka nevojë t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje.
  7. 7. Fotografitë e tё regjistruarve – Fotografi personale pa syze, të nxjerrë 6 muajt e fundit, për ju si aplikant kryesor, të bashkëshortit/es, si dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim.
  8. Adresa postare – Në emër të Adresa Rreshti 1 Adresa Rreshti 2 Qyteti Rrethi Kodi Postar Shteti.
  9. 9. Shteti ku jetoni aktualisht.
  10. 10. Numri i telefonit.
  11. 11. Adresë E-maili
  12. 12. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur deri më sot.
  13. Statusi aktual martesor
  14. 14. Numri i fëmijëve – Renditni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në ditën e regjistrimit tuaj elektronik, pavarësisht nëse ata jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj. Procesi i aplikimit kryhet në faqen www.dvlottery.state.gov

Përzgjedhja e fituesve

Përzgjedhja e Aplikantëve Bazuar në shpërndarjen e vizave tё disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikuara. Të gjithë aplikantët e DV-2020 duhet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi për DV-2020 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të E-DV www.dvlottery.state.gov duke filluar nga 7 maji 2019 deri tё paktёn më 30 shtator 2020. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni tek një faqe konfirmimi që do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me procedurat e emigracionit për në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë mjeti i VETËM me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2020. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me email. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe konsullatat nuk do të sigurojnë lista për të përzgjedhurit. Individët të cilët nuk janë të përzgjedhur