Nënat shqiptare, më të rejat e Evropës

574
Sigal

Femrat shqiptare bëhen mama për herë të parë në moshë më të re se çdo vend tjetër i Evropës. Në vendin tonë, mosha mesatare e femrave që lindin për herë të parë është 26 vjeç. Instituti Evropian i Statistikave, gjithashtu raporton se përveç faktit të lindjes në moshë të re, një tjetër karakteristikë e grave shqiptare është se numri i tyre që bëhen nëna mbi moshën 40 vjeçe është ndër më të ulëtat, në 2017-n. Në krahasim me rajonin Shqipëria ka një diferencë të dukshme për sa i përket moshës së nënave për herë të parë. Në Maqedoni mosha mesatare e nënave për herë të parë ishte 26.9, ndërsa në Serbi 27.8. Në 2017-n numri total i lindjeve në Shqipëri ishte 30.896, nga të cilat ishin 12,918 lindje për herë të parë. Rreth 10.8% e këtyre lindjeve u kryen nga vajza nën 20 vjeç, çka bën që Shqipëria të renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente. Për çdo 100 lindje gjatë 2017-s në Shqipëri, 45 ishin lindje për herë të parë, 36 ishin lindje të fëmijës së dytë, 13 ishin lindje të fëmijës së tretë dhe vetëm 4 lindje ishte lindje pas 3 fëmijësh.