Në tetor nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

750
Sigal

Ja kur nis Lotaria Amerikane, personat që mund të aplikojnë

Fillimi i muajit tetor shënon edhe periudhën kur hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Dhe me afrimin e këtij muaji, ka ardhur në rritje edhe interesi i qytetarëve për më shumë informacion. Nisur nga kjo, Ambasada Amerikane në vendin tonë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar për datën e fillimit të aplikimeve. “ Duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mundёsojnë viza për një grup “emigrantësh të shumёllojshmërisë”, prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Sh.B.A. Pёr vitin 2020, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë. Regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas. Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshmёrisё në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive të disponueshme për çdo vit. Sipas rregullores së Lotarisë Amerikane ka dy kritere që përcaktojnë qytetatët të cilët mund të aplikojnë për vizën e shumëllojshmërisë. E para ka të bëjë me vendlindjen e personit që aplikon. Për lotarinë mund të aplikojë një person i lindur në një nga vendet e ligjshme që kanë të mundur marrjen e vizave emigruese, ose personat që kanë një bashkëshort nga vendet e ligjshme për aplikim. Kriteri i dytë ka të bëjë me arsimimin ose me përvojën e punës.  Për Lotarinë Amerikane mund të aplikojë një qytetar, i cili ka përfunduar  një arsimim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim i plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm, ose një qytetar që ka dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2020 duhet të kryhen në mënyrë elektronike në: www.dvlottery.state.gov.