‘’Në takim të shkojnë FRESHISTAT që hanë sufllaqe”, studentët i thonë jo Ramës. Ja taktika që të mbajnë larg partitë

755
Sigal

Në ditën e gjashtë të protestës përpara ministrisë së Arsimit studentët e thonë me këmbëngulje se ata nuk do të pranojnë asnjë takim dhe dialog me kreun e qeverisë.

Përgjigja e tyre është e qartë se ata presin vetëm zgjidhjen e kërkesave që tashmë janë bërë publike, dhe askush prej tyre nuk mund të formojë një përfaqësi.

‘’Në takimin me kryeministrin të shkojnë FRESSH-istat që hanë sufllaqe. Protesta jonë do të jetë pa përfaqësi, kemi marrë kërcënime pas denoncimit që iu kemi bërë pedagogëve, po nuk do të ndalemi”, u shpreh për Fax News një prej studentëve.

Ndërkohë që një prej taktikave që po ndiqet sot në protestë është dhe identifikimi me emër dhe mbiemër i çdo folësi, për të mbajtur sa më larg të rinjtë e forumeve politike, që kanë tentuar që të përçajnë protestën në këto ditët e fundit.