Ndodh ajo që nuk pritej në protestë, ja kush iu bashkohet studentëve

807
Sigal

Ndërkohë që vijon dita e tretë e protestës së universiteteve publike nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça e Vlora më masive se kurrë ka ndodhur edhe ajo që ndoshta nuk pritej.

Disa nga studentët e universiteteve private kanë dalë në rrugë dhe janë bashkuar me studentët që po protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Studenti i privatit që ka dërguar fotot ku shprehet:

Ne si universitet jo publik u solidarizum dhe dolëm të gjithë në protestë! I bëjmë thirrje të gjitha universiteteve publike dhe jo publike t’i bashkohen kësaj kauze. Studentët për studentët!”

Por çfarë kërkojnë studentët?

Studentët kërkojnë përmirësimin e kushteve të studimit, lehtësim të barrës ekonomike që vjen nga ulja e tarifave studentore deri në zerim të tyre dhe po ashtu përmirësim të kushteve në konvikte.