”Na kanë kërcënuar me jetë”, a fshihen të rinjtë e forumeve politike poshtë maskave? Ja përgjigja

633
Sigal

Ditën e sotme në marshimin e studentëve që ka  nisur nga Universiteti Politeknik i Tiranës, janë përejtur disa dhjetra studentë që kanë qenë të maskuar.

Të pyetur nga mediat se pse ndodh kjo, një prej pjestarëve që ishte i maskuar është shprehur se ka marrë kërcënime me jetë. Ai thotë se për shkak të denoncimit të korrupsionit në radhët e pedagogëve, ata janë ndeshur me kërcënime jo vetëm në notë, por edhe personale.

Ndërkohë një nga pyetjet e gazetares ishte se mos ndoshta poshtë maskave fshiuheshin të rinj anëtarë të forumeve politike, po kjo u mohua nga ana e studentëve.

Kjo është dita e gjashtë që studentët protestojnë poshtë Ministrisë së Arsimit, ndërsa i janë përgjigjur negativisht ftesës së kryeministrit Rama për të dialoguar në Facebook.