Moti, si pritet të jetë orët në vazhdim dhe nesër

1187
Sigal

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar parashikimin e motit për orët në vazhdim dhe ditën e hënë. Sipas IGJEUM, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Në shumicën e qarqeve të tjera priten reshje lokalisht të dobëta.

Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

Nesër (e hënë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 34 °C

në vendet e ulëta: 22 / 36 °C

në vendet malore: 15 / 25 °C

Sot pasdite (e diel, dt.19) dhe nesër (e hënë, dt.20) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.