Moti për nesër/ Nuk do ka reshje shiu, por ruhuni nga…

695
Sigal

Ndërsa mund të ketë reshje lokale shiu, duket se dita e nesërme do të karakterizohet nga një tjetër element.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nesër duhet të ruhemi nga era që pritet të jetë e fortë.

Parashikimi i motit për nesër:

Reshjet

Nesër priten reshje lokale të dobëta në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër dhe Lezhë.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 16 °C

në vendet e ulëta: 9 / 15 °C

në vendet malore: 3 / 9 °C

Era

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.