Moti për nesër, çfarë parashikojnë meteorologët

189

IGJEUM njoftoi në mesditë se pasditen e sotme dhe nesër, datë 22 gusht, priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Në shumicën e qarqeve të tjera priten reshje lokalisht të dobëta. Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

Nesër (e mërkurë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 32 °C
në vendet e ulëta: 20 / 36 °C
në vendet malore: 14 / 27 °C

Sot pasdite (e martë, dt.21) dhe nesër (e mërkurë, dt.22) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.