Moti këtë të dielë me surpriza/ Paradite diell, pasdite shira

596
Sigal

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ditën e sotme pritet të ketë reshje lokale shiu, e në zona të caktuara edhe shtrëngata.

Parashikimi i motit për ditën e sotme:

Ditën e sotme në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal.

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasdites së sotme. Kjo mundësi do të vazhdojë që të jetë në rënie.

Temperaturat

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C

në vendet e ulëta: 21 / 33 °C

në vendet malore: 16 / 28 °C

Era

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare