Moti/ Ja çfarë ndodh me temperaturat në fundjavë

698
Sigal

Temperaturat e nxehta na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Edhe pse në mesditën e sotme pësuan rënie, duke regjistruar vlerën 36 gradë celsius në qytetin e Gjirokastrës, lagështira e lartë në ajër bëri që të kemi ndjesinë e zagushisë.

Fundjava na rezervon një mot të qëndrueshëm, vranësirat do të jenë kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Për të gjithë ata që po pushojnë përgjatë vijës bregdetare, në orët e para të mëngjesit do të kenë prezente mjegullën detare, e cila është karakteristike për ketë periudhë kohore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të pësojnë rënie ditën e shtunë, duke sjellë vlerat  15-36 °C dhe të dielën do të jenë  31-37°C.