Moti i keq përfshin Durrësin, në darkë pritet furtunë e fuqishme

563
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masa për shmangie të avarive detare për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shiut të cilat në darkë pritet të jenë edhe më të forta.

Ajo njofton se moti i keq ka krijuar anomali në funksionimin e punës në Portin më të madh të vendit. Ndërsa ka udhëzuar Lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e Republikës së SHqipërisë dhe hapesiren detare, se ditën e sotme bregdeti yne është perfshihirë nga erera me shpejtesi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-JugPerendim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort.

“Ju lutemi gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete”, – thuhet në njoftim

Anijet e peshkimit janë bregëzuar në Portin e ri të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve meteorologjike.

Në darkë pritet fortunal edhe më i madh sesa është aktualisht, bën me dije Kapiteneria e Durrësit.