Moti i keq penalizon portet, Vlora pezullon lundrimin për dy ditë. Çfarë ndodh në Durrës

532
Sigal

Moti i keq ka shkaktuar një sërë problemesh, ndërsa për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të shumëta, tragetet kanë shtyrë lundrimin.

Burime nga porti i Vlorës bëjnë me dije se trageti që duhej të nisej që dje, nuk do të niset as sot, e shkak për këtë është bërë moti i keq. Të njëjtat burime bëjnë me dije se nesër do të rinisë lundrimi normalisht nga porti i Vlorës, pas dy ditësh pezullim.

Nga ana nnga Porti i Durrësit, mësohet se lundrimi do të fillojë me vonesë për shkak të mbingarkimit, pasi tragetet kanë mbërritur në Durrës rreth orës 16:00.